Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Banka Botërore: Ja kush janë qytetet me gjelbërimin më të ulët në rajon, si renditet Tirana
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Aktualitet

Banka Botërore: Ja kush janë qytetet me gjelbërimin më të ulët në rajon, si renditet Tirana

Tirana Press
Last updated: 12/04/2024 08:17
Tirana Press
Share
SHARE

Teksa qytetet e mëdha të rajonit kanë bërë hapa para me shtimin e hapësirave të gjelbra ndërmjet vitit 2015 – 2020, qytetet shqiptare kanë një intensitet të ulët gjelbërimi në raport me ato të rajonit dhe kanë bërë hapa pas në vend që të përparojnë, vë në dukje Banka Botërore, në Raportin e fundit Rajonal që u publikua dje “Rritje gjallëruese”.

“Sipërfaqja e përgjithshme e gjelbër është përmirësuar në Ballkanin Perëndimor, edhe pse në disa qytete pësoi rënie midis 2015 dhe 2020. Qytetet e mëdha të rajonit, si Beogradi (Serbi), Shkupi (Maqedonia e Veriut), Sarajeva (BiH) dhe Prishtina (Kosovë), dëshmuan rritje të sipërfaqes së mbulesës së gjelbër midis 2015 dhe 2020, ndërsa Tirana (Shqipëri), Tetova (Maqedoni e Veriut) dhe Prizreni (Kosovë), pësuan rënie te sipërfaqes së përgjithshme të gjelbër ndërmjet 2015-2020” referoi Banka Botërore (shiko Western Balkans – Regular Economic Report No.25 | Spring 2024 – Invigorating Growth)”.

Banka vë në dukje se ndryshimet në sipërfaqen e gjelbër lidhen me ndryshimet në përdorimin e tokës, por edhe nga ndryshimet në përqendrimin e CO2. Kjo është për shkak se një klimë në ndryshim është e lidhur me një rritje e faktorëve stresues që dëmtojnë elasticitetin e bimëve, duke prishur pyjet dhe ekosistemet.

Siç shihet edhe nga grafiku i mëposhtëm, qytetet shqiptare janë më pak të gjelbëruarat në rajon. P.sh. qyteti i Fierit ka nivelin më të ulët të gjelbërimit në rajon me vetëm 2% të sipërfaqes së gjelbëruar, duke mos bërë asnjë përmirësim.

Pas Fierit, katër qytetet e tjera shqiptare si Saranda, Gjirokastra, Korça dhe Durrësi kanë nivelin më të ulët të gjelbërimit në rajon. Nga kryeqytetet më të gjelbëruarit në rajon janë Sarajeva dhe Beogradi.

Banka Botërore vuri në dukje se qytetet e mëdha të Ballkanit vuajnë nga ndotja. Koha mesatare e udhëtimit zakonisht është e ndërlikuar nga mungesa e shërbimeve të aksesueshme të transitit publik. Banka vë në dukje se ndryshimi i klimës është rritur në Rajonin e Ballkanit dhe qytetet janë ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta natyrore, nxehtësia ekstreme dhe cilësia e dobët e ajrit.

Qytetet me përkeqësimin më të madh janë Tirana, Shkodra, Vlora, Mostari, Sarajeva dhe Shkupi ku temperaturat janë 4,5–7,5°C më të larta se në verë krahasuar me rrethinat e tyre rurale. Banka Botërore thekson se, është vendimtare për të reduktuar shtrirjen urbane dhe për t’i bërë qytetet më shumë kompakte. Kjo mund të bëhet me investime për të rigjeneruar zonat urbane

Së dyti, qytetet gjithashtu duhet të ulin emetimet e tyre, sepse kjo do të ketë përmirësim të menjëhershëm mbi rezultatet socio-ekonomike dhe mjedisore.

Së treti, qytetet duhet të ndërmarrin veprime për të reduktuar nxehtësinë ekstreme urbane. Masat, të tilla si çatitë e gjelbra, parqet urbane dhe kopshtet, dhe ligatinat e ndërtuara duhet të promovohen duke pasur parasysh kostot e tyre të ulëta të zbatimit dhe nga ana tjetër përfitimet e lartë mjedisore dhe sociale./Monitor

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:banka boteroregjelberimiTirane
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Banorët e Bradasheshit në Elbasan protestojnë: Kabllot e tensionit të lartë nuk kanë siguri
Next Article I sëmurë nga xhelozia lidh të fejuarën që të mos dalë nga shtëpia, e pëson keq 31-vjeçari

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Gazetarja paralajmëron ‘tërmet’ në polici: SPAK do të godasë shumë shpejt 4 zyrtarë

“Brenda këtij muaji SPAK pritet të godasë policët e lidhur me krimin e organizuar”, kështu ka deklaruar gazetarja Anila Hoxha.…

3 Min Read
Aktualitet

Shpërdoroi detyrën, Gjykata e Tiranës zbut masën për Arlind Gjokutaj

Pas arrestimit me akuzën shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë…

1 Min Read
Aktualitet

Qëlloi me armë ndaj një automjeti, AMP arreston nënkomisarin

Një efektiv policie, ka rënë në pranga, pasi akuzohet se qëlloi me armë ndaj një automjeti. Arrestimi u krye nga…

2 Min Read
Aktualitet

U plagos mbrëmë në Shkodër, kush është “Noja” që para katër vitesh futi në sherr dy vajzat

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Si pasojë mbeti i plagosur…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?