fbpx
E premte, 20 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Automjeti kapicë me armë e benzinë, policia parandalon atentatin në Elbasan

Tirana Press by Tirana Press
19/02/23 - 12:17
in Lajmi i Fundit
A A
Automjeti kapicë me armë e benzinë, policia parandalon atentatin në Elbasan
3
VIEWS

Blutë e Elbasanit kanë parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale pas bllokimit të një automjeti ku nga kontrollet janë gjetur 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Ndalesa e autmjetit është bërë në lagjen “Emin Duraku” në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, pas dyshimeve dhe informacioneve të siguruara në rrugë zyrtare është parandaluar atentati.

Burime bëjnë me dije se në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Lexo mëShumë

Aksident në Pogradec, 5 të plagosur

Lajmi i Fundit/Aksident i rëndë në Vorë-Fushë Krujë, shoferi humb jetën

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Falë inteligjencës informative, Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Sekuestrohen 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë) dhe një automjet që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e këtij krimi.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë marrë informacion se në orët e vona të natës së mbrëmshme mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale.

Bazuar në këtë informacion, Policia ka shtuar prezencën në terren, ka ngritur pika kontrolli dhe ka ushtruar kontrolle intensive në disa objekte të cilat dyshohet se shërbenin për fshehjen e sendeve dhe mjeteve me të cilat mund të kryheshin veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë morën informacion se si pasojë e presionit të Policisë në terren, shtetasit që do të kryenin ngjarjen kriminale dyshohet se kishin fshehur automjetin që do të përdorej për kryerjen e krimit.

Në këtë kuadër, si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, është gjetur një automjet tip “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Po në vijim të kontrolleve, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësëor Elbasan, vijojnë punën për të bërë të mundur fiksimin e provave në vendngjarje, hapjen dhe kontrollin e automjetit.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë shoqëruar disa shtetas, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Veprimet janë në vijim dhe në përfundim të tyre, do të ketë një informacion përfundimtar.

Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e medias që në lidhje me këtë ngjarje, për shkak të rëndësisë dhe konfidencialitetit të hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, të mos japin informacion të pakonfirmuar, por të presin rezultatet e hetimit intensiv që po kryhet nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Tags: Atentat

Artikuj të Ndërlidhur

Lajmi i Fundit

Aksident në Pogradec, 5 të plagosur

07/08/24 - 12:33
4
Automjeti përplaset me motorin, një i plagosur në Korçë
Aktualitet

Lajmi i Fundit/Aksident i rëndë në Vorë-Fushë Krujë, shoferi humb jetën

15/01/24 - 09:32
13
Lëkundjet sizmike trondisin Turqinë perëndimore, ja epiqendra 
Aktualitet

Tërmet 4.5 ball! Lëkundjet u ndjen në disa qytete të vendit

14/01/24 - 01:21
69
LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë qytetari në Gjykatën Penale të Tiranës
Lajmi i Fundit

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë qytetari në Gjykatën Penale të Tiranës

12/01/24 - 11:59
20
Next Post
Mësuesja që la profesionin për pasionin/ Sot shofere autobuzi Shqipëri-Itali, Eranda: ZIS-in e kam mësuar që 9- vjeç

Mësuesja që la profesionin për pasionin/ Sot shofere autobuzi Shqipëri-Itali, Eranda: ZIS-in e kam mësuar që 9- vjeç

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.