Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, McGonigal akuzohet se mori 225 mijë dollarë nga agjenti shqiptar
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Politika

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, McGonigal akuzohet se mori 225 mijë dollarë nga agjenti shqiptar

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:58
Tirana Press
Share
SHARE

Ish zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonial i cili u arrestua dje në Nju Jork për ndihmë ndaj oligarkëve rusë, akuzohet se mori edhe 225 mijë euro ryshfet nga një ish zyrtar i inteligjencës shqiptare në vitin 2017 para se të dilte në pension. Në një aktakuzë të veçantë me nëntë pika, McGonigal akuzohet se shifrën e konsiderueshme e ka marrë në dorë në këmbim të promovimit të interesave të biznesit të ish-agjentit shqiptar, i cili ka marrë shtetësinë amerikane dhe jeton në Nju Xhersi.

Sipas aktakuzës, McGonigal mori tre pagesa të veçanta me para në dorë nga biznesmeni shqiptar në vitin 2017, pasi të dy udhëtuan në Shqipëri, ku McGonigal u takua me kryeministrin, Edi Rama dhe i kërkoi këtij të fundit të ishte i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licensave të shpimit të fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit.

Ish oficeri i inteligjencës shqiptare kishte interes financiar për vendimin. Më vonë shërbeu si një burim konfidencial i FBI-së në një hetim penal të një shtetasi amerikan që lobonte për një parti shqiptare, hetim që u mbikëqyr nga McGonigal.

Pas kësaj aktakuze, opozita shqiptare nuk ngurroi të hidhte akuza ndaj McGonial se është i lidhur me Ramën. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bërë thirrje që të hetohen të gjitha takimet që McGonigal ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në vitin 2017.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se kryeministri Edi Rama i përdor agjentët amerikanë për aferat e tij. Ndërsa ish kryeministri, Sali Berisha tha se duhet të ngrihej një komision i posaçëm që të hetojë gjithë këtë çështje duke qenë se SPAK nuk kishte marrë asnjë veprim për ta hetuar. Ndërkohë deputeti i PD, Gazment Bardhi ka dorëzuar në SPAK kërkesën për hetimin e kryeministrit Edi Rama duke thënë se ky i fundit kishte paguar ish zyrtarin e lartë të FBI-së për të sajuar çështjen e rublave ruse.

Ditën e djeshme, Charles McGonigal, 54 vjeç, u arrestua pas akuzës në një padi me pesë pika se punonte për manjatin rus të aluminit Oleg Deripaska, i cili ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2018. Sergey Shestakov, një ish-diplomat rus i kthyer në shtetas amerikan, i cili punonte si përkthyes për gjykatat federale dhe prokurorët, gjithashtu u akuzua për skemën korruptive.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pamje apokalipsi, tornadot ‘marrin’ çfarë iu del përpara në Hjuston
Next Article Çfarë do të thotë të jesh gri-romantik?

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

PolitikaRajoni

Escobar vizitë në Prishtinë, zbardhen çështjet që do të diskutohen

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta vizitojë Prishtinën këtë javë për të biseduar me liderët e…

5 Min Read
BotaPolitika

Rivali i Erdoganit me tone të ashpra – Do t’i kthej në shtëpi të gjithë migrantët

Kundërshtari i Recep Tayip Erdogan, njëkohësisht dhe lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, është zotuar të enjten se do t’i…

2 Min Read
BotaPolitika

Mitsotakis reagon pas sulmit rus me raketa ndaj tij: Askush nuk na frikëson! Nuk do tolerohet asnjë ndryshim kufijsh në Europë

Mitsotakis ka bërë deklarata të forta për Rusinë gjatë vizirës së tijë në Ukrainë. Ne të gjithë kemi një mesazh…

2 Min Read
BotaPolitika

Keir Starmer, kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar

Pas një fitoreje të thellë që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Partisë Konservatore, Partia Laburiste me prirje të majtë ka marrë…

3 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?