TikTok ka lajmëruar se do rifreskojë platformën me disa shërbime të reja që kanë si qëllim të reduktojnë kohën që përdoruesit në moshë të re shpenzojnë para smartphone-it duke parë përmbajtje të ndryshme.
Në javët në vijim, do të vendoset automatikisht në të gjitha adresat e personave nën 18 vjeç një limit përdorimi prej 60 minutash. Pasi këto përdorues të kenë konsumuar 60 minuta në platformë, do të duhet të vendosin një password për të vazhduar ndjekjen e përmbajtjeve të tjera.
Ky shërbim mundet që të çaktivizohet plotësisht gjithashtu, por nëse e përdorin TikTok për një kohë më të gjatë se 100 minuta do të detyrohen të vendosin një limit të ri.
TikTok tregon se në platformë është rritur ndjeshëm përdorimi i mjeteve për menaxhimin e kohës së shpenzuar me 234% përgjatë muajit të parë të testimit. Çdo javë në inbox-in e përdoruesve nën 18 vjeç do të dërgohet një raport me numrin e orëve që ata kanë shpenzuar duke parë përmbajtje në TikTok, madje do t’i këshillojë që të përdorin shërbimet e menaxhimit të kohës aktive në platformë.
Gjithashtu 4 shërbime të reja do të prezantohen në Family Pairing. Këto kontrolle prindërore mund të personalizohen duke lidhura adresën e fëmijëve me atë të prindërve. Prindërit mund të vendosin limite të personalizuara në varësi të ditëve të javës, si dhe të tolerojnë disa orë më tepër përdorimi gjatë pushimeve në shkollë.