Rritja e përgjithshme e çmimeve ishte 7.1 për qind në muajin janar sipas matjeve që vijnë nga metodologjia e Eurostat që raportohet nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit dhe shërben për ti bërë të krahasueshme çmimet kudo në Europë. Sipas matjeve kombëtare niveli i përgjithshëm i çmimeve ishte rritur me 7.2 për qind në janar 2023.
Sipas metodologjisë së Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve prej 11,8% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 6,9%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,7%, “Veshje dhe këpucë” me 5,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,4%, “Shërbimi arsimor” me 3,1%, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 2,2% secili dhe “Komunikimi” me 1,1%.
Në janar 2023 inflacioni në rang europian pësoi rritjen më të lartë në Hungari me rreth 26%, Me Litani me mbi 21%dhe në Çeki me rreth 19%. Në krahun tjetër çmimet u rriten me ritme më të ulëta në Zvicër me vetëm 3%, Luksemburg, Spanjë, Maltë, Qipro dhe Francë ku çmimet janë rritur me 6.7%. inflacioni në vendin tonë është rritur poshtë mesatares Europiane me 10 për qind në janar 2023.
Në muajin Janar 2023, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,1%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,8%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,7%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,4%, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% secili, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2% secili dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,2%.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) dhe indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) janë hartuar për të matur ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga të gjithë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri. Si IÇK dhe IHÇK përdoren si matës të inflacionit të konsumit. Qëllimi i të dy treguesve është të matin ndryshimin në nivelin mesatar të çmimeve të një shporte fikse mallrash dhe shërbimesh të konsumit. Sistemi i klasifikimit IÇK dhe IHÇK përdorin të njëjtin klasifikim të mallrave dhe shërbimeve.
Të dhënat e çmimeve IÇK dhe IHÇK llogariten bazuar në çmimet e mbledhura në të njëjtat njësi tregtare, përdorin të njëjtën klasifikim të produkteve dhe ndajnë të njëjtën metodologji të hartimit të indeksit. IÇK është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri, ndërsa IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve.