Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë Italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Lëvizjet e tij të dyshimta për uniformat blu, kanë fundosur 46- vjeçarin të cilit gjatë një kontrolli fizik i janë sekuestruar 900 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.
Uniformat blu kanë vijuar kontrollet më tej, pasi ka dalë nga makina, në ndalim i janë gjetur 295 euro, 4 palë çelsa të dy banesave, si dhe dy makinave.
Brenda dorezës së makinës u gjetën 19 mbështjellës kokaine me peshë 81 gram dhe një peshore precize.
Ndërsa në bodrumin e shtëpisë në Vimodrone, agjentët sekuestruan 878 mbështjellës kokaine me peshë totale 356 gram dhe një peshore precize, ku po ashtu, u gjetën edhe 16610 euro.