Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë në media ka folur për dëshminë e tij në SPAK, dy ditë më parë. Meta tha çështja për të cilën është thirrur, ajo për CEZ-DIA, i përket disa viteve më parë, ndërsa shtoi se për të nuk ka asnjë fakt apo provë në ngarkim. Ish-kreu i shtetit tha se ai ka qenë mjaft aktiv gjatë kohës si President duke dërguar dosje në SPAK, por nuk është thirrur as si kallëzues.
Kreu i PL tha se çështje shqetësuese janë pagesat që vazhdojnë të bëhen për inceneratorët, edhe pse nuk ka as djegie të mbetjeve dhe as kapsulim.
Pjesë nga intervista:
Ilir Meta: Nuk ka asnjë fakt, asnjë shkresë.
Baton Haxhiu: Keni patur dokumente me vete?
Ilir Meta: Jo, asnjë dokument.
Baton Haxhiu: Jeni ballafaquar me ndonjë shifër?
Ilir Meta: Jo. Pyetje, si e njeh Batonin, po e njoh nga Çimi, e njoh prej kaq kohësh. Gjëra të kësaj natyre.
Çim Peka: Jo për kontrata dhe të kësaj natyre?
Ilir Meta: Nuk ka se për çfarë kontrate.
Romir Saraçi: Po për kontaktet me Kastriot Ismailajn?
Ilir Meta: Po, jemi takuar, njihemi që nga vitet ’90. Të gjithë politikanët njiheshin me atë se ishte natyrë sociale. Asnjëherë nuk ka përfituar nga pozita ime. Që nga momenti që ka kaptur probleme me drejtësinë, unë kam shkëputur konktaktet.
Baton Haxhiu: Do t’ju ftojnë prap?
Ilir Meta: Jam gjithmonë i hapur. Por problemi është që vazhdojnë te inceneratorët pagesat dhe s’ka as djegie, pas incenerim.
Çim Peka: Në pyetje ju mori drejtuesi i SPAK?
Ilir Meta: Në pyetje më mori një person i autorizuar nga prokurorët e çështjes.
Çim Peka: Nuk ishte zoti Dumani?
Ilir Meta: Nuk kam pse të përmend emra të prokurorëve, ndihmës prokurorëve. Ata bëjnë punën e tyre. Kemi patur një komunikim korrekt. Nëse jemi vonuar, ka ndodhur për të saktësuar nga ana gjuhësore atë deklaratën që jepet atje.
Baton Haxhiu: Ke ndonjë çështje që është e ndaluar ta komunikosh në publik?
Ilir Meta: Më ka thënë se nuk është mirë të publikohen gjëra sepse mund të dëmtojë procesin e hetimit. Por unë u thashë se diçka do të them sepse nuk mund të dilja jashtë dhe të thoja nuk ua them për ça më thirren kur kjo çështje e konsumuar dhe çështje që e 2019-ës, para 4 vitesh.
Baton Haxhiu: Ka patur shenja që mund të merreshit në pyetje nga prokuroria por keni qenë President dhe ka qenë e ndaluar?
Ilir Meta: Kam 8 muaj që jam larguar. Edhe gjatë kohës që isha President kam qenë kallëzuesi më aktiv në SPAK, shikoni të gjitha dosjet që kam dërguar në SPAK. Nuk jam thirrur as si kallëzues, asnjëherë që kam qenë President i Republikës. Unë kam vajtuar vetë në SPAK, në akt respekti dhe dëshire për ta parë që të veprojë, për çështjen e Dvoranit, për falsifikimin e firmave për Gjykatën Kushtetuese. Prandaj sot Gjykata Kushtetuese arrin deri aty sa t’i kufizojë kompetencat vetes dhe t’ia japë mazhorancës në Parlament. Se nuk është vetëm për sot, por edhe për nesër kur të jetë një mazhorancë e re.