Sekreti i dhembëve të shëndetshëm dhe të bardhë varet shumë edhe nga ushqimi. Njerëzit që e teprojnë me të ëmblat me gjasë do të përballen me rënien e dhëmbëve.
Ata që pinë alkol kanë një gojë të dehidratuar dhe si rrjedhojë mishra të dëmtuar. Pijet e gazuara kanë gjithashtu një efekt të dëmshëm tek shëndeti i dhëmbëve. Këto janë produkte me nivel të lartë aciditeti që ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në zverdhjen e dhëmbëve.
Mësoni se cilat janë disa nga ushqimet që iu ndihmojnë për një higjenë orale të shëndetshme:
Molla
Mollët përmbajnë shumë fibër dhe ujë që mundësojnë eliminimin e mbetjeve ushqimore nga dhëmbët.
Kafshimi dhe përtypja e mollës luan efekt pastrues falë prodhimit të lartë të pështymës.
Djathi
Djathi, bashkë me shumë produkte të tjera të bulmetit siç është kosi, nxisin prodhimin e pështymës dhe rrisin nivelin e pehashit të gojës.
Kësisoj, ato ulin rrezikun e prishjes së dhëmbëve. Për më tepër, këto produkte kanë kalçium dhe proteinë që forcojnë enamelin e dhëmbëve.
Barishtet
Sipas studimeve, barishtet janë të shëndetshme për të gjithë organizmin, përfshirë këtu edhe dhëmbët.
Ato janë plot e për plot me vitamina dhe minerale.
Kalçiumi ushqen enamelin ndërsa acidi folik i mbron dhëmbët.
Bajamet
Bajamet janë fantastike për dhëmbët sepse janë të pasura me kalçium dhe proteina por përmbajnë pak sheqer.
Bajamet kërkojnë një përtypje të vazhdueshme duke nxitur kështu prodhimin e pështymës.
Uji
Uji njihet për aftësinë e eliminimit të kavitetit dhe forcimit të dhëmbëve.
Uji shpëlan dhëmbët nga mbetjet ushqimore dhe nxit prodhimin e pështymës e cila është e domosdoshme për pastrimin dhe shëndetin e dhëmbëve.
Për ta përmbyllur, ekspertët thonë që njerëzit duhet të kujdesen fort për shëndetin dhe paraqitjen e dhëmbëve duke ngrënë sa më shumë barishte, arrorë dhe fruta.
E fundit, por jo nga rëndësia, gjithçka përmbyllet me një gotë me ujë.