Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Paga minimale 40.000 lekë, ekspertët: Rëndon biznesin privat dhe nxit informalitetin
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Ekonomi

Paga minimale 40.000 lekë, ekspertët: Rëndon biznesin privat dhe nxit informalitetin

Tirana Press
Last updated: 15/02/2023 14:50
Tirana Press
Share
SHARE

“Brenda pak javësh, paga minimale do të rritet në 40 000 lekë, ndërsa në dy vitet e ardhshme paga do të arrijë deri në 45 000 lekë”, njoftoi kryeministri Edi Rama.

Rreth 200 000 të punësuar me pagë minimale në vend mund të marrin më shumë së afërmi. Por, rritja e pagës minimale si një masë antikrizë ka dy efekte të drejtpërdrejta. Nga njëra anë qëndron punëmarrësi, të ardhurat e të cilit rriten disi, por nga tjetra biznesi dhe të vetëpunësuarit duhet të sakrifikojnë më shumë nga fitimet e tyre.

Nëse aktualisht për një të punësuar me pagë 34 000 lekë, punëdhënësi paguan 5 678 lekë për kontributet shoqërore dhe shëndetësore, detyrimet rriten në 6 680 lekë nëse paga minimale bëhet 40 000 lekë. Për një kompani me 10 të punësuar, vetëm shpenzimet shtesë për kontributet do të rriteshin me 120 000 lekë në vit, ndërsa së bashku me rritjen e pagës efekti do të ishte 840 000 lekë.

Flobens Dilaveri, ekspert për ekonominë, shprehet se: “Padyshim që është rritje e fortë. Deri dje mendohej se do të ishte më e butë dhe jo kaq sa u anonçua. Biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit i gjen të papërgatitur. Do krijojë një amulli më shumë”.

Për ekspertët, rritja e pagës minimale pritet të ndikojë negativisht edhe te informaliteti: “Bizneset do të ulin deklarimet ose do të heqin punonjësit. Gjasat më të mëdha janë që të mos deklarojnë të gjithë pagën e punëmarrësit”.

Paga minimale në vend është rritur me 6 herë në dekadën e  fundit. Vitin e shkuar, për shkak të shtrenjtimit të jetesës, qeveria u detyrua ta rrisë me dy herë atë.

Aktualisht, Shqipëria është vendi i dytë pas Kosovës me pagën më të ulët në rajon. Mali i Zi është shteti me pagën minimale më të lartë në Ballkanin Perëndimor me 533 euro, ndjekur nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Paga minimale
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Gjashtë muaj pas zhdukjes së tij, sekuestrohen pasuritë e Ervis Martinajt
Next Article “Dhuratën për Shën Valentin do ia jap jashtë”, por Kiara surprizoi me këtë detaj Luizin

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Ekonomi

Pronat e dhuruara për kushërinjtë nuk përjashtohen nga tatimi

Pasuritë e paluajtshme në rastet e dhurimit, heqjes dorë apo trashëgimisë do të përjashtohen nga tatimi 15 % për rastet…

3 Min Read
Ekonomi

OECD: Ndërtuesit duhet të paguajnë taksa për burimet natyrore, po dëmtojnë mjedisin

Sektori i ndërtimit ka marrë vrull vitet e fundit në Shqipëri, por Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ( OECD)…

3 Min Read
Ekonomi

Ja si do funksionojnë bastet online nga qershori, ndryshime për lojtarët dhe operatorët

Me pikëpyetje pritet draft ligji për lojërate fatit. Të gjithë sport dashësit që do të duan të luajnë në bastet…

4 Min Read
BotaEkonomi

Shtetasit turq drejt qendrave të votimit, ekonomia e vendit drejt kaosit

Në 14 maj qytetarët e Turqisë do të shkojnë drejt qendrave të votimit.E ndërsa krerët e partive politike po bëjnë…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?