Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Ekonomi

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

Tirana Press
Last updated: 26/08/2024 08:21
Tirana Press
Share
SHARE

Borxhi i ndërsjellët i ndërmarrjeve shtetërore arrin në 1,7 mld euro në maj 2024, duke u rritur më tej në krahasim me majin e vitit 2023 me rreth 47 milionë euro më shumë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, totali i detyrimeve të prapambetura të ndërsjellta deri në fund të muajit maj 2024, rezulton në një shumë totale progresive 172.57 miliardë lekë (1.7 mld USD).

Kjo shumë është 2.8 % ose 4.7 miliardë lekë më e lartë se në fund të majit 2023. Këto detyrime janë sa 25% e të ardhurave buxhetore të planifikuara për këtë vit.

Totali i detyrimeve të ndërsjella që KESH sh.a ka deri në fund të muajit maj 2024 ndaj palëve të treta rezulton në 36.71 miliardë LEK, 6.4% më i lartë krahasuar me 5-mujorin e parë 2023.

Totali i detyrimeve të ndërsjella që OST sh.a ka deri në fund të muajit maj 2024 ndaj palëve të treta rezulton 19.66 miliardë LEK, ose 0.5% më i ulët se 5-mujori 2023.

Totali i detyrimeve të ndërsjella që OSHEE Group sh.a ka deri në fund të muajit maj 2024 ndaj palëve të treta rezulton 69.18 miliardë LEK, ose 14% më i lartë se 5 mujori 2023.

Totali i detyrimeve të ndërsjella që ndërmarrjet U-K kanë deri në fund të muajit Maj 2024 ndaj palëve të treta rezulton 40.92 miliardë LEK, ose 7.66% më i lartë se 5 mujori 2023.

Totali i detyrimeve të ndërsjella që Ministritë e Linjës/Institucionet Buxhetore kanë deri në fund të muajit Maj 2024 ndaj palëve të treta rezulton 6.1 miliardë LEK ose 9 % më shumë se 5 mujori 2023.

Në kuadër të reformës në sektorin e energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bashkëfirmosën Urdhërin e Përbashkët “Mbi zbatimin e planit të masave për reduktimin e detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë elektrike”, nëpërmjet së cilit, ndërmarrjet e sektorit energjitik raportojnë në mënyrë periodike mujore, mbi shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të ndërsjella ndërmjet sektorit të energjisë dhe entiteteve të tjera publike.

Gjatë vitit 2024, në përputhje me udhëzimin e sipërcituar, MF ka monitoruar periodikisht mbi bazë mujore detyrimet e ndërsjella të raportuara nga ndërmarrjet e sektorit të energjisë dhe entiteteve të tjera publike. Procesi i monitorimit po tregon se vala e detyrimeve vijon të rritet në vend që të ulet.

Borxhi i ndërsjellët i ndërmarrjeve shtetërore u shua në vitin 2014 pas një kredie me shumë se 700 milionë euro që u mor për të shlyer detyrimet e krijuara deri në vitin 2013, stoku i të cilave ishte rreth 7,1 miliardë lekë.

Qeveria shqiptare forcoi rregullat, ligjet dhe udhëzimin për të shmangur krijimin e detyrimeve të prapambetura, por ato janë rikthyer në vlera edhe më të larta.

Ministria e Financave raporton se pavarësisht rezultatit financiar pozitiv për periudhën T1 2024, shoqëritë publike vazhdojnë të përballen me një situatë likuiditeti të pamjaftueshme, të mbartur nga vitet e kaluara, e cila ka bërë të pamundur shlyerjen e të gjithë detyrimeve sipas planit vjetor.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në situatën aktuale janë edhe vonesat në shlyerjen e detyrimeve të ndërsjella nga ndërmarrjet U-K./Monitor

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Tirana Diplo 2024”/ Sot zhvillohet konferenca e ambasadorëve, i pranishëm kryeministri Rama
Next Article Çfarë ndodhi? Panik në aeroportin e Parisit, evakuohen të gjithë pasagjerët e stafi

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Ekonomi

Fotovoltaikët, biznesi i diellit në pritje të etapës së re

Ligj ambicioz që merr parasysh disa prej kërkesave të biznesit, por që ka nevojë për rishikimeve para se të çohet…

1 Min Read
Ekonomi

Euro në ulje rekord, 112.63

Monedha e Euro-s ka prekur një ulje rekord në historikun e këmbimit të saj me 112.63 lekë. Euro u këmbye…

2 Min Read
EkonomiPolitikë

Tabaku: Të rinjtë po emigrojnë, po varfërohet tregu i punës

Pak pasi qeveria shqiptare u krenua për rritjen e vlerësimit të Standard’s and Poor’s, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku…

2 Min Read
Ekonomi

Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsumojnë 3 herë më shumë energjie se në apartamente

Enti Regullator i Energjisë së fundmi ka bërë një studim në lidhje me konsumin e energjisë elektrike në banesa private…

3 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?