Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: “Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Tirana Press
Last updated: 30/09/2024 12:18
Tirana Press
Share
SHARE

Në mesazh përmendet emri i Ervis Martinajt, emër i njohur i botës së krimit që rezulton i zhdukur

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka zbuluar ditën e sotme një mesazh misterioz që i ka mbërritur në telefonin e tij, përmes platformës së komunikimit “Signal”.

Sipas Bardhit, mesazhi i është dërguar nga një numër i paidentifikuar, me emrin e koduar “Mbreti Zog”. Në mesazh përmendet emri i Ervis Martinajt, emër i njohur i botës së krimit që rezulton i zhdukur prej më shumë se një viti. Po ashtu, në mesazh janë dërguar dhe disa dokumente.

Bardhi njofton se për mesazhin ka bërë denoncim në SPAK dhe kërkon që të hetohet, teksa e cilëson si një tentativë për ta intimiduar.

Kërkesa e plotë:

I nderuar Z. Drejtues i Prokurorisë,

Më datë 28 Shtator 2024, ora 20:22, në platformën e komunikimit tim “Signal”, në telefonin tim personal, nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”, janë dërguar disa mesazhe elektronike, dokumente qartazi të falsifikuara, emrat e dy shtetasve të përmendur në media si të përfshirë në krimin e organizuar, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme dhe një tjetër i mbetur i vrarë në një atentat në Tiranë, shoqëruar me “urimin” – “të jesh mirë”. Këtyre mesazheve i është vendosur nga dërguesi një kohëzgjatje fshirje prej 1 jave, me qëllim humbjen e mëpasme të tyre.

Duke vlerësuar përmbajtjen e këtyre mesazheve dhe dokumentit bashkëlidhur, që qartazi me sy të lirë dallohet se është i sajuar, çmoj të nevojshme t’ju informoj se për mua këto komunikime janë një tentativë për të më intimiduar në ushtrimin e detyrës time si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, grupit parlamentar më të madh të opozitës në vend. Përmbajtja e mesazheve të dërguara, sajimi i rrethanave dhe fakteve të pandodhura, ndërlidhja e emrit tim me individë krejtësisht të panjohur prej meje, synon frikësimin tim për të mos përballur me fakte konkrete të paligjshmërisë subjekte të posaçme apo eksponentë të krimit të organizuar, që janë nën hetim apo verifikim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publik dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor.

Ju jeni në dijeni të faktit se personalisht nga ana ime, apo në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, unë kam denoncuar pranë jush zyrtarë të lartë publik, familjarë të tyre, eksponentë të krimit të organizuar, apo lidhjet ndërmjet tyre. Kjo ngre dyshimin e arsyeshëm që pas tentativës për intimidimin tim apo dërgimit të këtyrë mesazheve, janë subjekte që hetohen nga Prokuroria që ju drejtoni (eksponentë të krimit të organizuar apo zyrtarë të lartë publikë).

Nga ana tjetër, përmes falsifikimit të një dokumenti që supozohet të jetë nën administrimin tuaj apo i atribuohet institucionit tuaj, qartazi synohet edhe diskretitimi i Prokurorisë që ju drejtoni, duke qëne se dokumente të kësaj natyre mund të gjenden vetëm në dosjet në hetimin nga ana juaj. Në këtë kuptim, verifikimi/hetimi i këtij rasti, është jo vetëm në interesin tim për të zbuluar autorët dhe motivet e tyre, por edhe për të ruajtur reputacionin dhe kredibilitetin e institucionit tuaj.

Përsa më lart, kërkoj bashkëpunimin tuaj për të hetuar dhe verifikuar në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethaneve konkrete të tyre.

Bashkëlidhur ju dërgoj përmbajtjen e mesazheve intimiduese, duke shprehur gadishmërinë time për tu vënë në dispozicionin tuaj menjëherë për verifikimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, duke rikujtuar kohën e shkurtër që dërguesi ka vendosur (1 javë) për fshirjen e përmbajtjes së tyre.

Me respekt,

KRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Gazment BARDHI

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Next Article Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Dy vëllezër në Shkodër janë vënë…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Bardhi për marrëveshjen me Italinë për emigrantët: Cënon Kushtetutën!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat deklaroi se maxhoranca tentoi që t’ia faturonte…

2 Min Read
Politikë

Zhukja e Ervis Martinajt, Çuçi: Policia nuk ka një shkop magjik, përgjgije kur të ketë prova konkrete

I pyetur nga gazetarët në konferencë për mediat, ministri Çuçi në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së zhdukjes së Martinajt,…

1 Min Read
Politikë

“100 mijë euro për 1 këngëtar”/ Rama kallëzohet në SPAK për mitingun e Athinës

Kryeministri Edi Rama është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme lidhur me takimin elektoral që zhvilloi në Athinë. Kallëzimi u depozitua…

3 Min Read
Politikë

Berisha mbetet jashtë grupit parlamentar të PD-së, Kuvendi jep arsyet

Kuvendi ka treguar arsyen pse ish-kryeministri Sali Berisha mbeti jashtë Grupit Parlamentar të PD-së, pas kërkesës së Gazment Bardhit si…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?