Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Pas Alibeajt edhe një tjetër deputet braktis grupin parlamentar të Partisë Demokratike
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politikë

Pas Alibeajt edhe një tjetër deputet braktis grupin parlamentar të Partisë Demokratike

Tirana Press
Last updated: 17/07/2024 10:51
Tirana Press
Share
SHARE

Pas Enkelejd Alibeajt një tjetër deputet i Partisë Demokratike është larguar nga Grupi Parlamentar, pasi vula kaloi me vendim gjykate në duart e Sali Berishës.

Arbi Agalliu është deputeti i dytë demokrat që largohet nga Grupi Parlamentar i PD-së.

“Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit fatkeqësisht vendosi që partia më e madhe opozitare t’i kalojë Sali Berishës, i cili përfaqëson një politikë që nuk përkon me bindjet e mia, përveç problemeve që ka me drejtësinë apo me vendet simbol të demokracisë”, shkruan ligjvënësi demokrat.

Ai thekson se “nisur nga qëndrimet e mia shpreh sot largimin nga Grupi Parlamentar i PD.”

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, dashamirës e demokratë!

Zhvillimet e fundit politike kanë vendosur në provë secilin prej nesh që jemi pjesë e saj.

Në këto tre vite, pavarësisht përplasjeve të brendshme të cilat krijuan vakuum opozitar ndaj kësaj qeverie të korruptuar dhe model abuzivizmi, personalisht jam përpjekur të bëj maksimumin.

Në politikë, sidomos në vendet e zhvilluara dhe përfaqësuese të demokracisë, koherenca në qëndrime është tepër domethënëse. Fatkeqësisht në realitetin shqiptar kemi politikanë të cilët të bardhës i thonë e zezë, atë që e akuzojnë dhe e shajnë e bëjnë partnerin më të çmuar apo dhe ndryshime qëndrimesh 180° brenda ditës. Në syrin tim, këta janë politikanë që ose kanë probleme dhe halle personale ose janë pupacë të të tretëve. Këta nuk mund kurrsesi të jenë alternativë dhe shpresë për Shqipërinë.

Bazuar në formimin dhe parimet e mia, jam munduar të jem koherent në diskursin dhe qëndrimet që kam mbajtur.

Që në krye të herës kam besuar se tranzicioni politik duhet të përfundojë. Klasa e politikës së vjetër që ka mbajtur peng këtë vend do duhet të largohet. Politikanët e korruptuar, ata të djeshmit dhe këta të sotmit, do duhet të luftohen me çdo mjet sepse janë kanceri i shoqërisë.

Kam besuar dhe besoj se çdo përpjekje për të zhvilluar demokracinë në Shqipëri do duhet të bëhet përkrah aleatëve tanë strategjikë si SHBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kam besuar dhe besoj se drejtësia në këtë vend, me gjithë problemet që mund të ketë, duhet të mbështetet pa kushte, sidomos në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe kundër krimit të organizuar.

Bazuar në këto parime kam mbajtur edhe qëndrimet e mia përgjatë këtyre viteve. Unë besoj fort se e djeshmja e korruptuar nuk mund të jetë e ardhmja. Sikurse besoj fort se secili prej nesh duhet të jetë i qartë në ndarjen e tij me të keqen dhe me atë që nuk mund të jetë alternativë për Shqipërinë e 2025.

Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit fatkeqësisht vendosi që partia më e madhe opozitare ti kalojë Sali Berishës, i cili përfaqëson një politikë që nuk përkon me bindjet e mia, përveç problemeve që ka me drejtësinë apo me vendet simbol të demokracisë.

Sot duhet një opozitë larg hijes së korrupsionit dhe që ngjall shpresë për shqiptarët. Fatkeqësisht një grupim apo parti që në lidershipin e saj ka persona me probleme nuk mund të jetë alternativë.

Nisur nga qëndrimet e mia të deritanishme dhe asaj që besoj, shpreh sot largimin nga Grupi Parlamentar i PD.

Demokrat nuk të bën as vula e as logo por qëndrimet dhe parimet, bindjet dhe besimi. Nuk mund të përfaqësojë të djathtën dhe demokratët as ish-sigurimi i shtetit, as ish-sekretarët e partisë dhe rinisë dhe as te indoktrinuarit e tyre.

Besoj fort se të djathtës i duhet riorganizim, bashkim si dhe DISTANCIM ndaj çdo faktori që nuk e përfaqëson atë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Pas Enkelejd Alibeajt një tjetër deputet i Partisë Demokratike është larguar nga Grupi Parlamentarpasi vula kaloi me vendim gjykate në duart e Sali Berishës.
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Zhupa: Qeveria po i masakron bizneset me gjoba në kulmin e sezonit turistik
Next Article Morën 5 dhoma në hotelin luksoz, 6 persona gjenden të vdekur/ Mjekët: Njëri prej viktimave i helmoi të gjithë me cianid në çaj

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Deklarata e Dumanit/ Basha: Sulmet e politikës inkurajojnë krimin të kërcënojë drejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani se krimi i organizuar…

1 Min Read
Politikë

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, ja çfarë pritet të ndodhë në seancën e sotme plenare

Pasi Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshile marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë për emigrantët, të enjten, pritet votimi dhe ratifikimi…

2 Min Read
Politikë

Gjinushi i pa dekretuar në krye të ASH, Gjykata Kushtetuese nuk shqyrton kërkesën e opozitës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur gjatë ditës së sotme që të mos shqyrtojë kërkesën e opozitës sa i takon zgjedhjes së…

1 Min Read
PolitikëShqipëria

Presidenti Bajram Begaj takim me zyrtarin e NATO-s, ja çfarë u diskutua

Presidenti i vendit z. Bajram Begaj, priti sot në takim Asistent – Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Intreligjencën dhe…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?