fbpx
E martë, 3 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Hetimi i kontenierëve me mbetje të rrezikshme/ Inspektorati i Punës dhe Agjencia e Mjedisit zbarkojnë te “Kurum”. Kompania presion me largimin e 500 punonjësve nga puna

Tirana Press by Tirana Press
27/08/24 - 12:05
in Shqipëria
A A
Hetimi i kontenierëve me mbetje të rrezikshme/ Inspektorati i Punës dhe Agjencia e Mjedisit zbarkojnë te “Kurum”. Kompania presion me largimin e 500 punonjësve nga puna
4
VIEWS

Grupi i punës i ngritur nga Inspektorati Shtetëror i Punës ka mbërritur pranë ambienteve të “Kurum”, ku do të njihet me dokumentacionin dhe kushtet në të cilat punonjësit e kësaj kompanie janë larguar nga puna. 

Përmes një deklaratë një ditë më parë Kurum bëri me dije se punonjësit janë larguar me kushtin e trajtimit financiar 3 mujor dhe mundësi rikthimi në rast të rihapjes së fabrikave.

Pas Inspektoratit Shtetëror të Punës, në ambientet e Kurum ka mbërritur edhe grupi i punës i ngritur nga Agjencia Rajonale e Mjedisit.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Kompania turke Kurum e cila operon në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, dyshohet se është origjina e qindra ton mbetje të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.

Mbetjet e rrezikshme janë pluhur nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, të ngjashme me ato që Kurum përdor prej gati një dekade.

Po ku ndodhen pluhurat e kapura nga oxhaqet e Kurum? Top Channel iu refuzua kërkesa për informacion dhe për të filmuar në ambientet e kësaj kompanie vendin e depozitimit të sasisë së pluhurave të kapura.

I gjithë territori i Kurum është i rrethuar dhe i ruajtur me roje sigurie.

Në ambientet e Kurum këtë të hënë kanë zbarkuar efektivët e krimit ekonomik dhe prokurorisë së Durrësit të cilët i kanë konfirmuar Top Channel se kanë sekuestruar dokumentacionin e kompanisë dhe arkivat e saj që mund të kenë lidhje me çështjen.

Për të vënë me shpatulla pas murit shtetin shqiptar kompania turke mbylli dy sektorët prodhues, çelikun dhe petëzimin duke lënë në rrugë 500 punonjës.

Përballë kësaj situate edhe sindikata hesht, ndërkohë inspektoriati i punës është në ndjekje të situatës dhe bën me dije se aktualisht punonjësit e Kurum janë të paangazhuar me punë, por trajtohen financiarisht ndërsa subjekti nuk ka bërë asnjë kërkesë në QKB për pezullim apo ndërprerje të aktivitetit.

Ndërkohë përmes një deklarate zyrtare Kurum pranon mbylljen e dy linjave të prodhimit për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike, por mohon të ketë largim kolektiv nga puna të punonjësve. Kurum thotë se u ka propozuar punonjësve largimin nga puna pas 3 muajve kundrejt shlyerjes së të gjitha detyrimeve dhe pagesës së shpërblimit të vjetërsisë sipas ligjit, me opsionin gjithmonë të rikthimit në rast të rifillimit të punës.

Kujtojmë se në vitin 2016 Kurum pezulloi të gjithë aktivitetin për një periudhë 5-6 mujore duke larguar punonjësit.

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Next Post
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.