Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

Tirana Press
Last updated: 27/08/2024 12:10
Tirana Press
Share
SHARE

Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet në seancën plenare të 12 shtatorit.

Mes debateve dhe ironive, PS-PD ranë në konsensus në këtë datë gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit.

Megjithëse 28 ligjvënës të opozitës kishin kërkuar  një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit, kryetarja e  Kuvendit Elisa Spiropali vendosi që më parë të thërrasë Këshillin e Legjislacionit. Edhe pse vendimi  nuk u prit mire nga demokratët, ata kanë vendosur  të mos braktisin betejën për t’i hequr mandatin deputetes socialiste Olta Xhaçka të vënë nën akuzë për përfitim të parave publike  përmes bashkëshortit investitor strategjik.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga më parë arriti të siguronte raportin e përgatitur nga deputetja demokrate Dhurata Çupi, e cila drejtoi sot Këshillin e Legjislacionit.

Për të shmangur çdo tentativë për zvarritje nga ana e mazhorancës socialiste, demokratët kërkuan që kryeparlamentarja Spiropali të përfshinte në seancën e 2 shtatorit projektvendimin për dërgim menjëherë në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Xhaçkës.

Kjo datë u diskutua gjatë mbledhjes, por nuk u ra dakord për të.

Pjesë nga debati:

Çupi: Kuvendi ka detyrimin që të votojë për dërgimin e këtij mocioni në Gjykatën Kushtetuese, si mënyra e vetme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mënyra e vetme e zgjidhjes së këtij konflikti kompetencash. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.

Çupi: Kuvendi nuk ka hapësirë për interpretimin e normave kushtetuese, pasi nuk është në pozitat e interpretuesit të parë dhe origjinal të tyre, për sa kohë që për çështjen konkrete është shprehur Gjykata Kushtetuese, e cila në vendimmarrjen e saj ka konstatuar se mocioni i jo më pak se 1/10-ës së deputetëve plotëson kriteret juridiko-formale për vënien e saj në lëvizje nga Kuvendi, ndaj ky i fundit nuk ka pasur hapësirë për të vlerësuar sërish ato.

Bushka: Për të ecur me ekzekutimin e Gjykatës Kushtetuese kryetares i propozohet shkurtimisht që ky projekt vendim të përfshihet në seancën plenare më të afërt.

Kryetari i Grupit të PD-së Gazment Bardhi tha se mazhoranca ka sfiduar Gjykatën Kushtetuese dhe shtetin ligjor.

Bardhi: Edi Rama nëpërmjet Olta Xhaçkës, po mbron korrupsionin dhe po i jep mesazh drejtësisë se nuk mund të marrë vendime pa lejen e tij, ndryshe ato nuk zbatohen.

Bardhi: Refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që  cenon themelet e shtetit demokratik,  humb besimin e publikut te shteti dhe vendos në diskutim edhe vetë rolin  e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi: Mbrojtja e Olta Xhaçkës dhe sfidimi i drejtësisë, është mesazhi më negativ që mund të jepët për një vend që pretendon të jetë demokratik, vend kandidat për në BE dhe vend anëtar i NATO-s.

Bardhi: Gjykata Kushtetuese e  detyron Kuvendi e Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçka dhe për pasojë Kuvendi ka detyrimin që të votojë menjëherë për dërgimin e këtij mocioni në Gjykatë.

Bardhi: Pretendimi i mazhirancës që deputetët janë të lirë të votojnë si të duan është antikushtetuese. Deputetët nuk janë mbi Kushtetutën dhe ligjin.

Bardhi: Keni kryer krim. Moszbatimi i një vendimi të GJK është vepër penale.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Hetimi i kontenierëve me mbetje të rrezikshme/ Inspektorati i Punës dhe Agjencia e Mjedisit zbarkojnë te “Kurum”. Kompania presion me largimin e 500 punonjësve nga puna
Next Article Sulmi me thikë në Astir që i mori jetën Amarildo Hoxhallarit, zbardhet kërkesa e avokatit të autorit: Të klasifikohet vrasje në kushtet e tronditjes së thellë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Tensione në seancë plenare, Nikolla heq të drejtën e fjalës Luçiano Boçit, opozita rrethon foltoren

Këtë të enjte ka nisur seanca plenare me debate të ashpra mss nga deputetëve të opozitës me Lindita Nikollin. Kryetarja…

0 Min Read
Politikë

Kuvendi miraton emrat e rinj nga radhët e avokatëve për KLP dhe KLGJ

Ka nisur këtë të enjte seanca plenare e parlamentit të republikës, e cila është e fundit për këtë sesion parlamentar.…

1 Min Read
Politikë

Klodian Spahiu, akuza Spahos: Po ofendoni gratë! Ja si përgjigjet deputeti

Me tone të ashpra ka qenë diskutimi mes anëtarëve të komisionit hetimor për Shëndetësinë. Anëtarja e mazhorancës Klodiana Spahiau ka…

2 Min Read
Politikë

Seancë e posatçme/ Berisha dhe deputetët e tij bllokojnë foltoren e Parlamentit

Sot po zhvillohet seancë e posatçme plenare në kuvend në ndërrim të viktimave të Holokaustit të Auschwitz. Në fjalën e…

0 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?