Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Tragjike! Vjehrra ish-police vret nusen e djalit dhe mbesën 4-vjeçare
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Bota

Tragjike! Vjehrra ish-police vret nusen e djalit dhe mbesën 4-vjeçare

Tirana Press
Last updated: 19/08/2024 08:47
Tirana Press
Share
SHARE

Manhatan- Një krim horror ka ndodhur në SHBA muajin e kaluar, teksa një grua 65-vjeçare, Kathleen Leigh, njëkohësisht ish-oficere e policisë në Nju Jork, akuzohet se ka vrarë pas një sherri familjar ish-nusen e djalit, mësuesen Marisa Galloway dhe mbesën e saj të vogël 4-vjeçare, e më pas i dha fund jetës pak çaste më vonë.

Mediat amerikane raportojnë sot (19 Gusht) detaje të reja dhe se arsyeja e vrasjes makabre ishte për faktin se autorja kërkonte që kujdestarinë e vajzës ta merrte i biri pas ndarjes. Pas ngjarjes, babai i fëmijës mori nën kujdes vajzën tjetër të mitur dhe nën pretendimin se po e mbron, nuk lejon që ajo të takojë gjyshërit nga ana e nënës. Konfliktet sollën edhe krimin e rëndë, më 26 korrik 2024.

Prindërit e 46-vjeçares viktimë, thonë se e gjithë kjo ka qenë e bazuar në një plan të sëmurë. Çështja ka shkuar prej kohësh në gjykatë, ku gjyshërit e së voglës kërkojnë që të vendoset drejtësi për vajzën e tyre dhe mbesën e vrarë, si dhe për të pasur mundësi që të takohen dhe ta marrin herë pas here në banesë vogëlushen.

“Gruaja që vrau nënën e mbesës së saj përpara se të bënte vetëvrasje, e bëri këtë si pjesë e një komploti të sëmurë të përpunuar për t’i dhënë djalit të saj kujdestarinë e plotë të 4-vjeçares, sipas dokumenteve të reja të gjykatës”, raportojnë mediat.

Dosja shqetësuese e Manhattan zbulon gjithashtu detaje tronditëse se si ka qenë jeta e prindërve të viktimës Marisa Galloway, pas tmerrit të vrasjes-vetëvrasjes që i grabiti vajzën e tyre.

Ish-oficerja e provës në Çikago, Kathleen Leigh, 65 vjeç, e deklaruar e sëmurë, qëlloi për vdekje Galloway, një mësuese e arsimit special 45-vjeçar, që ndante një fëmijë me djalin e Leight, Zachariah Reed.

Krimi ndodhi muajin e kaluar në një rrugë me gjethe të Manhatan-it, përpara se autorja të vriste veten, raporton “Nju Jork Post”.

Tani prindërit e Galloway, Nancy dhe John Galloway, kanë paraqitur një kërkesë urgjente në gjykatë duke pretenduar se Reed ka ikur në “shtëpinë e tij shumë milionëshe” në Çikago, me mbesën e dashur, fëmijën tjetër të quajtur Lili.

“Është e qartë, nëna [e Reed] kishte një plan të qëllimshëm për të vrarë Marisën në mënyrë që të siguronte kujdestarinë për djalin e saj”, akuzojnë dokumentet e gjykatës. “Fatkeqësisht, [Reed] ka demonstruar një qëllim absolut për të çuar përpara të njëjtat qëllime të nënës së tij, pasi ai ka refuzuar të na sigurojë qasje te Lili, në pothuajse 3 javë”, vijon dosja.

Gjyshërit, të cilët jetojnë në Cape May, Nju Jork, po i kërkojnë një gjyqtari të Gjykatës së Lartë të Manhatanit që t’u kalojë atyre kohën e prindërimit të Marisës, të lidhur në një marrëveshje kujdestarie të vitit 2022 me Reed, sipas dokumenteve ligjore të paraqitura të premten (16 Gusht).

Viktima, Marisa dhe ish-bashkëshorti Reed, kishin jetuar së bashku derisa ajo “u detyrua të largohej më 25 korrik 2021, sepse Marisa kishte frikë për sigurinë e saj”, shpjegon deklarata.

Që pas asaj kohe, konfliktet u shtuan, derisa ish-vjehrra, dikur oficere policie, një muaj më parë, kreu edhe krimin monstruoz në Mahatan, duke i marrë jetën mësueses dhe vajzës së saj (ish-nusja dhe mbesa).

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Vjehra vret mbesën dhe nusen
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Eva Buzo ia del me SUKSES / Pas 34 orësh not mbërrin nga Italia në tokën shqiptare
Next Article Manovra me Jet-Ski në Velipojë, përplasja e dy italianëve, humb jetën 19-vjeçari

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

BotaPolitika

Mblidhet në Hiroshimë Samiti i G7-ës, ja çfarë do të jetë në axhendë

Do të mblidhen në qyetin japonez Hiroshimë Udhëheqësit e shtatë prej vendeve më të pasura të botës. Ata do të…

5 Min Read
Bota

Jetojnë thellë në pyjet tropikale, komuniteti që ka habitur shkencëtarët

Thellë në pyjet tropikale të Amazonës jeton një komunitet që kanë habitur shkencëtarët. Ata kanë arritur në përfundimin se grupi…

3 Min Read
BotaPolitika

Tre ditë para zgjedhjeve – Rivali i Erdogan, Muharrem Ince tërhiqet nga gara

Vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve kandidati presidencial turk, Muharrem Ince është tërhequr nga gara. Mediat turke shkruajnë se kjo ishte,…

1 Min Read
Bota

Lëkundet përsëri Turqia/ Dridhjet trondisin banorët, ja magnitida

Turqia është goditur sërish nga lëkundje të forta sizmike. Pak minuta më parë një tërmet 5.2 ballë është shënuar 18…

0 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?