Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një komunikim për mediat, foli ndër të tjera edhe për protestën në autostradën Thumanë-Kashar. Rrumbullaku theksoi se autostrada është e standardeve më të mira.
Ai tha se nëse në protestë ka paligjshmëri, policia do të veprojë.
“Të mos bllokohet autostrada Thumanë-Kashar. Ne do bëjmë detyrën tonë bazuar në ligj.
Të jeni të bindur se kemi të bëjmë me autostradë të standardeve më të mira, A1. Sigurojmë rendin e qetësisë në protestë, por kushdo që ka kalon në paligjshmëri, policia do të veprojë”, deklaroi Rrumbullaku.