Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Kush po e fsheh vrasjen e Eglantin Progës? Gazetarja Anila Hoxha ngre dyshimet, ja çfarë shkruan ajo
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Kronikë

Kush po e fsheh vrasjen e Eglantin Progës? Gazetarja Anila Hoxha ngre dyshimet, ja çfarë shkruan ajo

Tirana Press
Last updated: 14/08/2024 08:16
Tirana Press
Share
SHARE

Vdekja e Eglantin Proga vazhdon të mbetet një mister. 42-vjeçari Egli Proga, humbi jetën si pasojë e dhunës brutale ushtruar mbi të. Gjykata ditën e djeshme ka marrë vendimin “Arrest me Burg” për autorin e ngjarjes dhe “Detyrim Paraqitje” për bashkëpuntorët e tjerë. Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë me Eglin? Gazetarja e njohur Anila Hoxha hedh hipotezat mbi vrasjen e 42-vjeçarit.

Ja çfarë shkruan ajo në postimin e saj:

Kodi i heshtjes dhe si fshihet një krim… Që në fillim e rëndësishme është të mos ketë parë askush dhe që kush ishte okular të ketë frikë e mos te flasë. Që motivi të jetë i dobët duhet shpikur një femër si “mollë sherri”, ose autori dhe viktima duhet të jenë të dehur, ose vrasësi dhe viktima gërvishin makinat.

Në Pogradec , me autor vrasjeje Denis Mecen dhe të vrarë Eglantin Progën dosja është aq “e pafajshme” sa i bind të gjithë njerëzit e drejtësisë- fajet i ka alkooli dhe një “shpullë”. Por përpara kësaj duhej – edhe njëherë në një skenë krimi, kamerat e sigurisë të ishin jo funksionale. Madje aq jo funksionale sa “dvr në momentin e kqyrjes vizuale nuk bën kthimin e pamjeve filmike dhe është i qëndruar në vitin 1972”. Edhe njëherë , dëshmitarët nuk panë gjë. Edhe njëherë autoambulanca mbërriti me vonesë. Policia u njoftua në orën 19:00.Dëshmitari e pa të ndjerin përtokë në orën 18.45. Duhet edhe njëherë , si në dhjetëra krime të tjera ku pamjet fshihen, dëshmitarët kanë frikë e vendngjarja prishet, të përsëritet një copy paste lokale edhe për vrasjen e Eglantin Progës,42 vjec.

Një deja vu krimi.

Ndërkohë,në Pogradec një klient që po pinte birra vuri re konfliktin, por kur kushëriri i viktimës iu lut për ndihmë, ai nuk lëvizi vendit. Shprehimisht në dosje thuhet “nuk pranoi ta ndihmojë”. Mbase po i shijonte më shumë birra, nga kush duhet të kishte frikë ndryshe ? Apo zgjodhi të shohë punët e tij që mos të trazohet? Apo kodi i heshtjes na ka depërtuar gjithandej dhe masivisht si shoqëri kemi kopjuar thelbin e saj “Nuk dëgjova gjë. Nuk pashë gjë. Nuk isha aty. Por dhe nëse isha , kam qenë në gjumë”. ?

Pra, në Pogradecin e vogël, ku qytetarët e njohin njëri – tjetrin, befasisht klientë e shokë e të njohur që frekuentohen në të njëjtën lagje , nuk e njohin dhe nuk e dinë se kush ishte ai që sulmoi viktimën. Sepse e njihnin si fytyrë dhe jo si emër. Një oficer shkruan përgjigjjet e tyre në formën më naive të mundshme. Ska asnjë dyshim. Kryqëzimi i të dhënave dhe dëshmive nuk është askund. Por teksa në fashikull shtjellohet se sa birra u pinë e sa shaka u bënë, askush nuk e pa se si , pse , u godit 42 vjecari . Përfshi edhe kushëriri i të ndjerit që ishte vetëm 30 metra larg.

Nga ana tjetër policia tregon se si e kërkoi autorin, pastaj e telefonoi , por abonenenti dilte i padisponueshëm. Mendoni një qytet të vogël si Pogradeci, apo kudo tjetër ku pretendohet se një kriminel gjendet jo duke e telefonuar, por me informacione të bazuara në burime të mbyllura e hapura, teknika e bashkëpunëtorë apo kërkim zbulim me agjentë civilë e krimesh. Telefoni i autorit ishte i fikur dhe sakaq gjatë orëve të mëpasshme teksa jepet version i parë , ai i një vdekjeje aksidentale, autori shfaqet në dyert e komisariatit.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:egliPogradecVrasje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Aksident ‘i frikshëm’/Makina përmbyset, shpëtojnë mrekullisht dy fëmijët e mitur (Video)
Next Article Lirohet nga burgu Durim Bami

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

Babai qëlloi me çifte djalin që e dhunoi/ Flet vëllai i të moshuarit: Dëgjuam që po qanin…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pogradec, ku një 47-vjeçar është plagosur rëndë nga i ati gjatë kësaj mbrëmje. Xhaxhai…

1 Min Read
Kronikë

Zbardhet dëshmia e shoqes së dy vajzave që u gjetën pa jetë në Tiranë: Pimë alkool të trija, ato pinë edhe…

Është siguruar dëshmia e Yeva Vorona, mikeshës se dy 21-vjeçareve që ndërruan jetë në Tiranë. Ajo ka treguar se kanë…

1 Min Read
Kronikë

A ka pasur incest në familjen e Pëllumb Metës? Ekspertja e policisë zbardh prapaskenat e bujshme

Vrasja dhe groposja në kasollen e bagëtive e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij është një ngjarje e rëndë që…

1 Min Read
Kronikë

Plagosje me thikë në fshatin “Lapardha 2” në Berat (Emrat) 

Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin “Lapardha 2” në Berat. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit,ku…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?