Vrasja dhe groposja në kasollen e bagëtive e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij është një ngjarje e rëndë që tronditi Durrësin dhe gjithë vendin. Pas aludimeve se 19-vjeçarja Hygerta Meta ka vrarë dhe groposur babain për shkak se ai mund të kishte abuzuar me të, e reja i është nënshtruar një ekzaminimi mjeko-ligjor, në të cilin është provuar e diçka e tillë nuk qëndron. Ka rezultuar se e 19-vjeçarja nuk ka shenja abuzimi seksual.
Ejona Habip, specialiste e policisë për krimet e rënda tregoi në emisionin GoodMorning Albanians detaje nga hetimi lidhur me ngjarjen e rëndë dhe gjendja emocionale të 19-vjeçares përballë oficerëve të policisë teksa ka rrëfyer krimi.
E pyetur nëse ekziston mundësia që brenda familjes të ketë pasur një incest, teksa gjatë këtyre ditëve janë hedhur të gjitha pistat e mundshme për motivin e krimit makabër, ekspertja e policisë tha se edhe kjo nuk është një hipotezë mbi të cilën po hetohet, ashtu siç u hodh poshtë mundësia e një abuzimi seksual nga babai.
“Vajzës i janë bërë ekspertizat e nevojshme dhe nuk është vërtetuar asnjë lloj abuzimi seksual ndaj saj”, tha ekspertja.