fbpx
E premte, 27 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

I jepte tendera kompanisë së tij, GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi

Tirana Press by Tirana Press
31/07/24 - 09:42
in Politikë
A A
I jepte tendera kompanisë së tij, GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi
7
VIEWS

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka lënë në vazhdim masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberin, i cili ndodhet pas hekurave prej disa muajsh.

Ka qenë Berberi ai që i ka kërkuar GJKKO-së informacione mbi hetimet e deritanishme që janë zhvilluar kundrejt tij, por Gjykata e Posaçme, përmes një njoftimi ka shpallur se vijon burgimi i tij.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila ka verifikuar e një herë informacionet kundër Berberit, duke bërë kështu që të vijojë masa e “arrest në burg” për të pandehurin.
Kujtojmë se ish-kreu i ARRSH-së, ndodhet në burg pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, teksa i jepte tenderat kompanisë së tij, duke dalë kështu kundër rregullave të konkurrencës.

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Kërkuesi Evis Berberi më datë 14.06.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
    objekt: “Dhënie informacioni në lidhje me hetimet e kryera për çështjen penale në
    ngarkim të personit në hetim Evis Berberi për procedimin penal me nr.214/2023”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenet
    246/6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 370, datë 30.07.2024, vendosi:
  3. Verifikimin dhe marrjen e informacionit nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër
    Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi hetimet e kryera dhe nevojat e
    sigurimit për rastin objekt gjykimi.
  4. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i
    K.Pr.Penale, të caktuar ndaj shtetasit Evis Berberi me anë të vendimit Nr.21, datë
    13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar, miratuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin
    dhe Krimin e Organizuar me anë të vendimit Nr.16, datë 25.04.2024.
  5. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.
  6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
    Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e
    nesërmja e komunikimit të vendimit.
    Tiranë, më datë 30.07.2024
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Tags: evis berberiish kreu i arrshjepet vendimilihet ne burg

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Puthja dhe përqafimi tërë pasion i Makronit me ministren e Sportit bëri gjithë rrjetin të vlojë

Puthja dhe përqafimi tërë pasion i Makronit me ministren e Sportit bëri gjithë rrjetin të vlojë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.