Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Raporti i KLSH-së: Bashkitë dështojnë me programin e mbetjeve, shëndeti i popullatës në rrezik
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Aktualitet

Raporti i KLSH-së: Bashkitë dështojnë me programin e mbetjeve, shëndeti i popullatës në rrezik

Tirana Press
Last updated: 31/07/2024 09:38
Tirana Press
Share
SHARE

Për të tretin vit radhazi, mbetjeve në qytetin e Vlorës iu vihet flaka në mes të sezonit turistik, duke prishur jo vetëm imazhin e një qyteti turistik por mbi të gjitha duke rrezikuar jetën e popullatës në këtë rajon. Problemi i mbetjeve, pavarësisht qindra milionë eurove të shpenzuara për inceneratorët apo projekte e fushata të ndarjes në burim, mbetet i pazgjidhur.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit me objekt “Respektimi i standardeve në menaxhimin e mbetjeve urbane, sfidë e qëndrueshme në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të popullsisë” del në konkluzionin se bashkitë nuk kanë arritur të përmirësojnë, situatën pavarësisht se kostot e tyre janë rritur në këtë drejtim.

Katër janë bashkitë që janë marrë në analizë: Durrës, Vlora, Shkodra dhe Korça ku më problematike situata shfaqet në dy të parat. Sipas raportit, Bashkia e Durrësit, gjatë menaxhimit të mbetjeve urbane, nuk garanton qëndrueshmëri financiare të këtij procesi, pasi të ardhurat e krijuara për këtë qëllim nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet.

“Kjo situatë vjen si rrjedhojë e faktit se, Bashkia e Durrësit nuk ka arritur të mbledhë të gjitha të ardhurat e planifikuara nga tarifa e pastrimit. Megjithatë edhe nëse do të arrihej mbledhja e tyre në nivelin 100%, përsëri nuk do të mund të mbuloheshin shpenzimet totale për menaxhimin e mbetjeve urbane në këtë bashki.

Arsyeja kryesore e mosmbulimit të shpenzimeve është ndryshimi i vend-depozitimit të tyre në landifillin e Sharrës. Kjo gjë ka rritur ndjeshëm peshën që zë menaxhimi i mbetjeve në buxhetin total të bashkisë. Rreth 1/3 ose rreth 30 % e buxhetit të Bashkisë së Durrësit shkon për menaxhimin e mbetjeve urbane, ndërkohë që referuar Kombeve të Bashkuara ky tregues duhet të jetë në nivelet 3-15 %” thuhet në raport.

Lidhur me Bashkinë e Vlorës, raporti sjell në vëmendje pasojat shëndetësore të dështimit në menaxhimin e mbetjeve.

“Menaxhimi i mbetjeve urbane në Bashkinë e Vlorës paraqet problematika të tjera edhe më të rënda. Në këtë bashki, mbetjet urbane depozitohen në një fushë të depozitimi, e cila nuk respekton asnjë kriter mjedisor.

Mbetjet urbane digjen në mjedis të hapur duke shkaktuar problematika të rëndësishme në shëndet dhe mjedis,që vijnë nga çlirimi i dioksinave dhe furaneve në mjedis.

Ekspozimi ndaj dioksinave, furaneve etj., shkakton lloje të ndryshme të kancerit, probleme të mëlçisë, dëmtime të sistemit imunitar, sistemit endokrin dhe funksioneve riprodhuese, si dhe efekte negative në zhvillimin e sistemit nervor” thuhet në raportin e KLSH.

Raporti vlerëson se një situatë e tillë me mbetjet në Vlorë ka sjellë edhe pasoja ekonomike duke ndikuar në zhvlerësimin e pronave në afërsi të fushës së vend-depozitimit të mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës.

KLSH vlerëson se edhe sa i takon përllogaritjes së tarifës së pastrimit  bashkitë subjekt auditimi, nuk marrin në konsideratë madhësinë e familjes dhe sipërfaqen në të cilën familja jeton. Edhe për tarifat e vendosura për biznesin, ato nuk marrin në konsideratë sipërfaqen në të cilin biznesi ushtron aktivitetin e tij.

Marrja në konsideratë e madhësisë së familjes, si dhe sipërfaqes së banimit dhe ushtrimit të aktivitetit (në rastin e bizneseve) do ta bënte më të drejtë tarifën që çdo abonent do të duhet të paguajë.

“Sa i përket zbatimit të politikave dhe kuadrit ligjor në fuqi, bashkitë Durrës, Shkodër, Vlorë e Korçë nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore lidhur me procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor duke qenë se nuk i kanë shoqëruar Planet Vendore të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane me VSM.

Gjithashtu, ato nuk kanë raportuar periodikisht në Këshillat e Qarqeve mbi zbatimin e planeve vendore, nuk kanë arritur objektivat mbi grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio për qëllime kompostimi si dhe riciklimin e letrës, kartonit, qelqit dhe plastikës.

Për të gjitha çështjet e mësipërme, janë dhënë rekomandime në drejtim të përmirësimit të shkaqeve që çojnë në këto mangësi me qëllim eliminimin dhe zbutjen e ndikimeve negative që këto problematika kanë në ekonomi, mjedis dhe shëndetin e popullatës” vlerëson KLSH./

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mbetjepopullata ne rrezikRaport
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ndërtimi i rrugës së re i izolon, banorët e Mirakës bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd
Next Article I jepte tendera kompanisë së tij, GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Avokatja britanike – Paralajmërohet një valë e re emigrantësh shqiptarë që do të kalojnë Kanalin këtë verë

Avokatja britanike Suella Braverman ka paralajmëruar për një valë të re emigrantësh shqiptarë që kalojnë Kanalin këtë verë, pavarësisht goditjes…

3 Min Read
Aktualitet

Automatik dhe municione në banesë, arrestohet në flagrancë 65- vjeçari në Vlorë

Një 56- vjeçar ka rënë në prangat e policisë Vlorë pasi në flagrancë i janë gjetur në banesë një automatik…

1 Min Read
Aktualitet

Akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve, ministrja Kushi merr vendimin ‘drastik’ për mësuesin në Tepelenë

Kleanth Leka, mësuesi i edukimit fizik në një shkollë 9- vjeçare në Tepelenë, ka rënë në prangat e policisë pasi…

1 Min Read
Aktualitet

E rëndë në Divjakë, 61-vjeçari u vetëhelmua me fotoksinë

Një 61-vjeçar ndërroi jetë në Divjakë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N.K., banues në fshatin Gradisht, Divjakë, i cili…

0 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?