Ngjarja tragjike e ndodhur në Shkodër, ku një 27-vjeçare ka tentuar të vetëmbytje bashkë me katër fëmijët e saj në lumin Buna është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”, në News24.
Nëna e vajzës në fjalë ka thënë në një intervistë se ajo ishte nën presion të madh si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti dhe ndodhej në proces divorci. Gjithashtu ajo ka treguar se dhëndri i saj përveç dhunës kishte dhe një lidhje me një tjetër grua me të cilën kishte edhe fëmijë me të. Ditën e sotme bashkëshorti i gruas që tentoi të mbytej bashkë me fëmijët ka rrëzuar akuzat e vjehrrës së tij. Ai tha se nuk ishte në proces divorci me gruan e tij dhe se familja e saj ndërhynte.
Ai shtoi se familja e saj nuk donte që ata të ishin bashkë. Mes të tjerash ai tregoi se gruaja e tij për shkak të problemeve me familjen kishte tentuar që të vriste veten 3 muaj më parë.
“Isha në polici për të folur për të shkuar te familja Bajrami, që është familja e bashkëshortes. Marrëdhëniet me të i kemi shumë të mira. Unë ika në Mal të Zi për dy muaj në punë. Ajo ndenji për një 2 jave te një shoqe. Më pas ajo e hodhi në rrugë. Më pas gruaja iku te prindërit e saj. Janë shpikje të gjitha, pasi unë nuk jam në proces divorci. Janë shpifje të nënës së gruas time, i vërteton të gjitha sistemi i drejtësisë. Ata nuk duan që të na shohin mirë. Babai i saj, kemi 9 vite martesë, hyn mes çiftit. Prej tyre nuk kam parë ditë të mirë me sy, as unë dhe as gruaja ime. Nëna thoshte; ik nga aty. Hajde se të mbaj unë me 4 fëmijë. Unë i thoja; ça po thua, se unë jam i martuar.
Ne u njohëm në rrjetet sociale. Por ata nuk donin, nuk ishin dakord. Atë ditë që ka ardhur te unë, është nisur me biçikletë për të ardhur te shtëpia ime. Familja e saj na ka shkatërruar. Në atë kohë kur u martuam ne, gruaja ishte 18 vjeçe. Ajo i lajmëroi që do të martohej me mua. Më pas nisi marrëdhënia mes tyre. Babai i saj më kërcënonte me jetë, më thoshte; do të vras. Falënderoj Zotin dhe policinë që më shpëtuan familjen. Më shpëtuan ata 4 engjëj. Isha në Mal të Zi kur e mësova ngjarjen e rëndë. Gruaja më mori në telefon dhe më tha; “Ajet po të marr për herë të fundit në telefon”. Ishte para 1 ore para ngjarjes. Ajo ka tentuar që të vetëvritet 3 muaj më parë për shkak të familjes. Kisha 2 javë që isha larguar në kamp. Ajo qëndroi te shoqja, ajo e hodhi në rrugë. Pas asaj telefonate mora në telefonatë policinë, të gjithë i njoftova. Edhe fqinjin. Ai babai i vetë është mashtrues”, tha ai.