Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Sropckë të Pogradecit, nipi i 84-vjeçarit deklaroi se babë e bir ishin konfliktuar dhe se djali ishte i dehur.
Ka folur pasditen e sotme nipi i 84-vjeçarit Agim Shkullaku, pasi ky i fundit plagosi me armë djalin e tij.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Sropckë të Pogradecit, nipi i 84-vjeçarit deklaroi se babë e bir ishin konfliktuar dhe se djali ishte i dehur.
Ndër të tjera, ai u shpreh se ata mund të kenë pasur konflikte të mëparshme.
“Gruaja më tha. Dëgjoi që po qanin aty. Në ambulancë, ata të spitalit e morën. Kush e di, i kemi kushërinj, të mirë i njohim. Djali, si të gjithë njerëzit. Nuk është gjë e mirë, si të ndihesh. Konflikte edhe mund të kenë pasur, nuk kemi qenë brenda në shtëpi. Ishin zënë, djali ka qenë i pirë”, theksoi ai.