Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Noka te komisioni i Sigurisë: Shqipëria u bë një laborator droge…
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Politikë

Noka te komisioni i Sigurisë: Shqipëria u bë një laborator droge…

Tirana Press
Last updated: 17/07/2024 12:14
Tirana Press
Share
SHARE

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, gjatë seancës dëgjimore të Shërbimit Informativ Shtetëror për vitin 2023, në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, kritikoi kryetarin e Komisionit se po pengon opozitën të drejtojë pyetjet duke i kërcënuar se do të vijojë pa transparencë, por me dyer të mbyllura.

Noka teksa rikujtoi shprehjen e Edi Ramës se ‘SHISH është institucion thashethemesh’, e cilësoi një gabim të rëndë politik pengimin e opozitës për të drejtuar pyetje.

Fjala e Nokës

Çfarë përfaqëson zonja, Shërbimin Informativ të Shtetit apo institucionin e thashethemeve siç e ka cilësuar kryeministri. Kjo është një pyetje korrekte dhe zonja duhet të përgjigjet. Kryetar, ju bëtë një gabim shumë të madh dhe shumë të rëndë politik. Ju na kërcënuat se nëse nuk do të bëjmë pyetjet që kërkoni ju, ju do ta mbyllni Komisionin për mediat.

Pra, ju kërcënoni deputetët se në rast se nëse nuk bëhet pyetje që do ‘Lartmadhëria e tij – Sulltan Surreli’, do të ndërpritet e drejta e fjalës së lirë të deputetëve. Kjo që sapo thatë është një krim i rëndë dhe nëse e përsërit do e ndjekim këtë çështje. Nuk mund të kërcënosh kurrë deputetët e opozitës dhe nuk mund t’u kërkosh kurrë t’u ndërpresësh të drejtën dhe lirinë e fjalës deputetëve’.

Janë të referuar nga Policia e Shtetit për zgjedhjet e 2023, 51 militantë të PD, ndërkohë që çdo shqiptar dhe ndërkombëtar e shihte që qeveria firmoste tendera të pafundëm në shkelje të ligjit dhe Kodit Zgjedhor, ndërkohë që drejtorët e policisë në zyrat e shtetit shqiptar, jepnin porosi dhe koordinonin shpërndarjen e parave.

Drejtorët e policisë, ose narkodrejtorët dhe narkoshefat e komisariateve, shoqëronin bandat dhe blindat e bandave në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës apo kudo në çdo cep të Shqipërisë.

Sot për shqiptarët shqetësim është zhytja e kupolës së policisë në trafik droge. Sot shqiptarët nuk kanë kupolë të Policisë së Shtetit, por kupolë të narkopolicisë.

Dhe këtë nuk e thotë vetëm opozita, por edhe raportet, ua ka thënë edhe skapi i partisë.

Sot përveç se përfshirjes së policisë në drogë, sepse që kur erdhi rilindja këtu, Shqipëria është vendi kryesori i prodhimit të kanabisit në Europë, pra është Kolumbia e Europës. Vendi kryesor për trafikun dhe transitin e drogave të forta në Europë.

E sot Shqipëria është edhe laborator. Xibraka është uluritëse si provë dhe në Xibrakë e ke të zhytur Ardi Veliun, nëndrejtorin e policisë së asaj kohe, që sot është në kupolë të policisë. Ku është Neritan Nallbati, di gjë ti.

Sot policia drejtohet nga një kupolë që ka qenë përdorues në shumicën dërrmuese të saj, e Sky dhe Encro Chat. Dihet se këto telefona përdoreshin nga krimi i organizuar dhe mafia. Vazhdon sot të përdoren, ata sot paguhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Ata sot përfaqësojnë ligjin, kur janë antiligji, vazhdojnë sot përfaqësojnë shtetin, kur janë antishtetit. Vazhdojnë sot e flasin për antidrogën, kur janë vetë ata që koordinojnë drogën.

Porti i Durrësit sot është kthyer porti kryesor i Europës, nga i cili helmohet gjithë rinia evropiane. Ky është realiteti dhe për këtë shqiptarët janë të shqetësuar dhe jo marrëveshja. Në këtë situatë kërkohet një zgjidhje, por zgjidhja për fat të keq nuk po vjen se nuk mund të vijë nga shkaktarët. Zgjidhja kërkon vullnet politik, dhe vullneti juaj është ai që e zhyti dhe e ktheu në Kolumbi, e ktheu në Meksikë në Shqipëri, sepse vrasjet për drogën në këtë vend janë në shifrat më të frikshme që mund ti ketë pasë ky vend. Pra një zgjidhje politike.

Merrni e bluani sa të doni këtu, bosh jeni duke bluajtur. Mendoni se po bluani miell, por kashtë jeni duke bluar, sepse Shqipërinë e keni rrënuar, shkatërruar.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:akuzadrogeFLAMUR NOKAporti i durresit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article E rëndë në Tiranë, i moshuari vetëvritet duke lidhur duart me kabllo elektrike
Next Article Biznesmeni denoncon Eni Çobanin për shantazh mediatik

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Seanca e fundit në GJKKO për Belerin, zbardhet diskutimi me gjyqtarin: Rama kërkon të më mbajë në burg sepse…

Trupi gjykues i GJKKO është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me Fredi Belerin. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur…

1 Min Read
Politikë

E plotë/ “Prokurori kërciste stilolapsin për të bërë presion”, zbardhet dëshmia e Belerit në GJKKO

Fredi Beleri ka lëshuar akuza të forta në drejtim të prokurorit të çështjes, se procesi ndaj tij ka motive politike.…

19 Min Read
Politikë

Dita Botërore kundër Kancerit, Manastirliu: 15 mijë vajza përfitojë vaksinimin kundër HPV falas

4 shkurt shënon Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit. Ministrja Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu bën thirrje vajzave të ndërgjegjësohen duke…

3 Min Read
Politikë

Komisioni i Çështjeve Europiane, Tabaku: A po kërkon qeveria  të kontrollojë sigurinë kibernetike të SPAK-ut

Është mbledhur sot Komisioni i Integrimit nën drejtimin e deputetes së PD-së Jorida Tabaku. Mbledhjes i janë bashkuar deputetë të…

3 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?