fbpx
E diel, 22 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Pas Alibeajt edhe një tjetër deputet braktis grupin parlamentar të Partisë Demokratike

Tirana Press by Tirana Press
17/07/24 - 10:51
in Politikë
A A
Rithemelimi nxjerr listën e emrave, ja drejtuesit e rinj të 10 degëve
19
VIEWS

Pas Enkelejd Alibeajt një tjetër deputet i Partisë Demokratike është larguar nga Grupi Parlamentar, pasi vula kaloi me vendim gjykate në duart e Sali Berishës.

Arbi Agalliu është deputeti i dytë demokrat që largohet nga Grupi Parlamentar i PD-së.

“Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit fatkeqësisht vendosi që partia më e madhe opozitare t’i kalojë Sali Berishës, i cili përfaqëson një politikë që nuk përkon me bindjet e mia, përveç problemeve që ka me drejtësinë apo me vendet simbol të demokracisë”, shkruan ligjvënësi demokrat.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Ai thekson se “nisur nga qëndrimet e mia shpreh sot largimin nga Grupi Parlamentar i PD.”

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, dashamirës e demokratë!

Zhvillimet e fundit politike kanë vendosur në provë secilin prej nesh që jemi pjesë e saj.

Në këto tre vite, pavarësisht përplasjeve të brendshme të cilat krijuan vakuum opozitar ndaj kësaj qeverie të korruptuar dhe model abuzivizmi, personalisht jam përpjekur të bëj maksimumin.

Në politikë, sidomos në vendet e zhvilluara dhe përfaqësuese të demokracisë, koherenca në qëndrime është tepër domethënëse. Fatkeqësisht në realitetin shqiptar kemi politikanë të cilët të bardhës i thonë e zezë, atë që e akuzojnë dhe e shajnë e bëjnë partnerin më të çmuar apo dhe ndryshime qëndrimesh 180° brenda ditës. Në syrin tim, këta janë politikanë që ose kanë probleme dhe halle personale ose janë pupacë të të tretëve. Këta nuk mund kurrsesi të jenë alternativë dhe shpresë për Shqipërinë.

Bazuar në formimin dhe parimet e mia, jam munduar të jem koherent në diskursin dhe qëndrimet që kam mbajtur.

Që në krye të herës kam besuar se tranzicioni politik duhet të përfundojë. Klasa e politikës së vjetër që ka mbajtur peng këtë vend do duhet të largohet. Politikanët e korruptuar, ata të djeshmit dhe këta të sotmit, do duhet të luftohen me çdo mjet sepse janë kanceri i shoqërisë.

Kam besuar dhe besoj se çdo përpjekje për të zhvilluar demokracinë në Shqipëri do duhet të bëhet përkrah aleatëve tanë strategjikë si SHBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kam besuar dhe besoj se drejtësia në këtë vend, me gjithë problemet që mund të ketë, duhet të mbështetet pa kushte, sidomos në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe kundër krimit të organizuar.

Bazuar në këto parime kam mbajtur edhe qëndrimet e mia përgjatë këtyre viteve. Unë besoj fort se e djeshmja e korruptuar nuk mund të jetë e ardhmja. Sikurse besoj fort se secili prej nesh duhet të jetë i qartë në ndarjen e tij me të keqen dhe me atë që nuk mund të jetë alternativë për Shqipërinë e 2025.

Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit fatkeqësisht vendosi që partia më e madhe opozitare ti kalojë Sali Berishës, i cili përfaqëson një politikë që nuk përkon me bindjet e mia, përveç problemeve që ka me drejtësinë apo me vendet simbol të demokracisë.

Sot duhet një opozitë larg hijes së korrupsionit dhe që ngjall shpresë për shqiptarët. Fatkeqësisht një grupim apo parti që në lidershipin e saj ka persona me probleme nuk mund të jetë alternativë.

Nisur nga qëndrimet e mia të deritanishme dhe asaj që besoj, shpreh sot largimin nga Grupi Parlamentar i PD.

Demokrat nuk të bën as vula e as logo por qëndrimet dhe parimet, bindjet dhe besimi. Nuk mund të përfaqësojë të djathtën dhe demokratët as ish-sigurimi i shtetit, as ish-sekretarët e partisë dhe rinisë dhe as te indoktrinuarit e tyre.

Besoj fort se të djathtës i duhet riorganizim, bashkim si dhe DISTANCIM ndaj çdo faktori që nuk e përfaqëson atë.

Tags: Pas Enkelejd Alibeajt një tjetër deputet i Partisë Demokratike është larguar nga Grupi Parlamentarpasi vula kaloi me vendim gjykate në duart e Sali Berishës.

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Morën 5 dhoma në hotelin luksoz, 6 persona gjenden të vdekur/ Mjekët: Njëri prej viktimave i helmoi të gjithë me cianid në çaj

Morën 5 dhoma në hotelin luksoz, 6 persona gjenden të vdekur/ Mjekët: Njëri prej viktimave i helmoi të gjithë me cianid në çaj

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.