Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: “SPAK ka dy rrugë”, PD kërkon arrestimin e Veliajt për inceneratorin e Tiranës ( Shkresat)
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Politikë

“SPAK ka dy rrugë”, PD kërkon arrestimin e Veliajt për inceneratorin e Tiranës ( Shkresat)

Tirana Press
Last updated: 29/04/2024 14:39
Tirana Press
Share
SHARE

Teksa Erion Veliaj pritet të paraqitet këtë javë në ambientet e SPAK, Partia Demokratike kërkoi sërish këtë të hënë arrestimin e tij për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Contents
  • Gjetjet në dosjen për Ahmetajn
  • Apeli për SPAK

Në një dalje për mediat nga selia blu, Belind Këlliçi solli në kujtesë një deklaratë të Veliajt në Shtator 2017, i cili mbështeste koncesionin për inceneratorin.

“Siç e dëgjuat dhe vetë në këtë mbledhje, me krenari të madhe Erion Veliaj e cilësoi veten si heroi i pastrimit jo vetëm të qytetit Tiranë, por të të gjithë qarkut. I njëjti Erion i cili sot e quan veten një klient të thjeshtë, në atë mbledhje, me zë e me figurë, tha që këtë projekt e kishte kërkuar dhe finalizuar vetë ai. Dhe si rrallë herë, në këtë rast ai nuk gënjeu”, komentoi Këlliçi deklaratat e Veliajt.

Gjetjet në dosjen për Ahmetajn

Gjithashtu, solli në vëmendje konkluzionet e SPAK në dosjen “Ahmetaj”, për inceneratorin e Tiranës dhe letërkëmbimet e Veliajt me ish-ministrat e Financave Cani e Ahmetaj.

“Sipas dosjes së Altin Dumanit në rastin e hetimit të Arben Ahmetajt, për këtë projekt Erion Veliaj në janar të vitit 2016, i është drejtuar me shkresë zyrtare Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, i cili në shkurt të vitit 2016 i përgjigjet se propozimi i dërguar duhet të qartësohet dhe të saktësohet sipas akteve ligjore në fuqi.

Në mars të vitit 2016, Erion Veliaj i ridërgon të njëjtën kërkesë Arben Ahmetajt, tashmë i emëruar Ministër Financash. Ndryshe nga Shkëlqim Cani, ministri Financave Arben Ahmetaj është dhe më i drejtpërdrejtë në argumentat e tij kundër këtij propozimi të Erion Veliajt…. Ajo çka Arben Ahmetaj i thotë Erion Veliajt është: Përse duhet dhënë ky shërbim me koncesion, kur është më e leverdishme ta bëjmë me paratë e buxhetit të shtetit”, u shpreh Këlliçi.

Apeli për SPAK

Sot pas 8 vitesh, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së, shkresa e Arben Ahmetajt rezulton më e qartë se kurrë.

“Inceneratori i Tiranës ka marrë më shumë se 130 milionë euro, e me këto para tashmë kjo vepër duhej të ishte e ndërtuar dhe funksionale, e nuk ishte e nevojshme që ky shërbim ti jepej me konçension një kompanie fantazmë për 30 vite.  Por Erion Veliaj, si pronar faktik i Inceneratorit të Tiranës, në mars të vitit 2017 firmosi miratimin e këtij konçensioni, në shkelje të Ligjit ‘Për vetqeverisjen vendore’, pa miratimin e Këshillit Bashkiak dhe pa miratimin e bashkive të qarkut Tiranë”, tha Këlliçi.

Shkresa së cilës iu referua Këlliçi

“Pas këtij momenti, duhet ta ritheksojmë se 130 milionë eurot që janë përfituar nga Inceneratori i Tiranës janë zhdukur dhe incenerator nuk ka. Prokurori i kësaj çështje Dritan Premçi ka dy rrugë. Ose të rrëzojë hetimet e Drejtuesit të SPAK Altin Dumani për të amnistuar Erion Veliajn, ose të zbatojë ligjin duke çuar pronarin faktik të inceneratorit Tiranë Erion Veliaj përpara drejtësisë. Rrugë tjetër NUK KA. Çdo ditë që Veliaj qëndron në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë është një mundësi për të, që të mund të zhdukë provat dhe të thellojë këtë krim financiar unik në Europë”, përfundoi ai.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:inceneratorTeksa Erion Veliaj
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Miratohet ligji i ri në Irak, deri në 15 vite burg për martesat brenda së njëjtës gjini
Next Article Zbardhet raporti i Prokurorisë: Burri i ministres Ibrahimaj e goditi Eri Koshajn me gozhdë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Deputeti i PD Tritan Shehu denoncon kandidatin e PS Flamur Golemi për përdorim të qytetarëve në prag të zgjedhjeve

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës Prof. Dr. Tritan Shehu, ka denoncuar kandidatin për kryebashkiak të Partisë Socialiste…

2 Min Read
AktualitetPolitikë

“Në Parlament vijnë njerëz që s’e njohin dushin dhe briskun”/ Deputetja flet pa dorashka: I sheh me kollare por…

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, ishte e ftuara “podcastin” e Albana Osmanit, ku ka folur hapur për kolegët e…

2 Min Read
Politikë

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë. Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për koncesionin sterilizimit dhe…

2 Min Read
Politikë

21 janari, Ministri Manja: Të ndëshkohen autorët, sprovë e drejtësisë së re

Ministria i Drejtësisë Ulsi Manja ka shprehur kritika se pse ende nuk ka drejtësi për 4 viktimat e 21 janarit.…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?