Ditën e sotme rreth 28 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj.
Ndërkohë gjysëm ore pas nisjes së provimit, në rrjetet sociale është publikuar teza e provimit të anglishtes nga “Studentet Denoncojne”.
Ndonëse u raportua se janë vendosur masa strikte të sigurisë, me sa duket nuk kanë arritur të ndalojnë maturantët të hynë në ambientet e provimit me telefona.