Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Plakja e Shqipërisë/ Numri i maturantëve ra me 34% në dhjetë vjet
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Sociale

Plakja e Shqipërisë/ Numri i maturantëve ra me 34% në dhjetë vjet

Tirana Press
Last updated: 05/06/2024 11:34
Tirana Press
Share
SHARE

Këto ditë, maturantët po u nënshtrohen provimeve përmbyllëse në studimet e detyrueshme të ciklit parauniversitar, por të dhënat zyrtare nga Ministria e Arsimit tregojnë se numri i tyre gjatë 10 viteve të fundit ka pësuar rënie me 34%.

Në vitin 2014, në provimet e maturës morën pjesë 42,318 nxënës, ndërsa këtë vit, rreth 28 mijë maturantë, 14 mijë më pak ose -34%.

Numri i maturantëve këtë vit rezulton të jetë reduktuar me 7% në krahasim me vitin 2023. Reduktimi i të rinjve maturantë do të thotë më pak studentë në universitetet e vendit në të ardhmen. Shumë degë, sidomos ato të mësuesisë, rrezikojnë të mbyllen.

Vitin e kaluar u regjistruan në universitet rreth 22 mijë maturantë, nga rreth 30 mijë gjithsej, teksa shifrat sugjerojnë se këtë shtator, numri i të rinjve drejt auditorëve do të jetë edhe më i ulët.

Nga ana tjetër, tregu i punës po vuan nga mungesa e punonjësve dhe aftësive në të gjithë sektorët. Reduktimi i fuqisë punëtore dhe rënia e cilësisë mësimore (testi PISA 2022) pritet të vështirësojë edhe më shumë situatën, teksa bizneset dhe qeveria janë angazhuar që të përmbushin mungesat me punonjës të huaj.

Zhvillimet demografike lajmërojnë se gjatë dekadës në vijim do të thellohet rënia e numrit të maturantëve dhe studentëve.

Rënia e lindjeve, emigracioni i përqendruar në moshat e reja, pritet të çojë numrin total të studentëve që regjistrohen në vit të parë jo më shumë se 10 mijë në vitin 2032 dhe jo më shumë se 50-60 mijë studentë gjithsej në universitete, nga rreth 120 mijë që ishin në vitin akademik 2022-2023.

Ekspertët sugjerojnë se kjo tendencë nuk duhet konsideruar si një sfidë, por një shans për të rritur cilësinë e studimeve në universitetet dhe për t’iu kthyer atyre funksionet që u takojnë në dije dhe në angazhimin në shkencë.

Zhvillimet demografike dhe ato të teknologjisë tregojnë se në dekadat në vijim, degët e TIK-ut dhe të shëndetit do të jenë ofruesi i madh i vendeve të punës në të gjithë botën. Kjo tendencë po vihet re edhe tek universitetet shqiptare në të cilat në vitet e fundit ka një përqasje më të mirë për të përzgjedhur.

Në Universitetin e Tiranës, programi i studimit që kishte më shumë interes ishte informatika me Financa, Informatika Ekonomike dhe Drejtësia që pothuajse ezauruan kuotat që në raundin e parë, ndërsa degët që kishin më pak interes ishin gjuhët e huaja, ku në raundin e parë mbeten mbi 90 për qind të kuotave të lira.

Gjithashtu degë të tilla si shkencat politike, Fizika, Historia, Gjuhë -letërsia, arkeologjia, Biologjia, Filozofia kishin mbi 70-80 për qind të kuotave të lira në raundin e parë./Monitor

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:maturantreduktohet numri i maturanteveshpopullimi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article 45 ekspertë japin alarmin për gjendjen e Biden: Shfaqet i hutuar, duket sikur fle në mbledhje
Next Article Bardhi: Burri i Ermonela Felajt, i vetmi prokuror që nuk i është nënshtruar vetingut

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sociale

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues

Lista e fituesve të Lotarisë Amerikane do të publikohet ditën e sotme (4 Maj). Përgjigjet e Lotarisë Amerikane DV 2025…

1 Min Read
Sociale

I nxehti afrikan kthehet sërish në vend, temperaturat shkojnë deri në 40 gradë

Një valë tjetër e të nxehtit afrikan ka mbërritur në Shqipëri, duke sjellë temperatura të larta që përvëlojnë vendin. Meteorologët…

1 Min Read
Sociale

Rivlerësimi i pronës, kur nis procesi dhe sa do të paguajnë qytetarët!

Nisma e socialistëve synon të përfshijë të gjitha pasuritë e tjera të paluajtshme. Sipas relacionit ky proces mund të kryhet…

10 Min Read
Sociale

“Pagova 20 mijë euro për të ikur me kamion”/ Rrëfehet i riu nga Kukësi: S’dija nëse do mbërrija gjallë…

Ilia, 30-vjeçari i rikthyer në Shqipëri, është një nga personat që emigroi shumë i ri në Angli, por në një…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?