Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: 24-vjeçari nga Vlora vdiq teksa punonte në gurore/ Familjarët: Nuk ishte aksident, i kemi sytë me gjak
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

24-vjeçari nga Vlora vdiq teksa punonte në gurore/ Familjarët: Nuk ishte aksident, i kemi sytë me gjak

Tirana Press
Last updated: 30/05/2024 12:49
Tirana Press
Share
SHARE

Familja e Jugen Veshit, 24-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë teksa ishte duke punuar në një gurore në fshatin Brataj të Vlorës, kanë ngritur dyshime se ngjarja nuk ka qenë aksidentale ashtu siç është raportuar.

Në një intervistë me emisionin “Me zemër të hapur”, nëna e Jurgenit u shpreh se i biri është rritur jetim, pasi i ati e kishte braktisur. Ajo ka rrëfyer se i biri punonte 7 ditë të javës dhe ushqente të gjithë familje. Ajo theksoi se ditën e ngjarjes së rëndë, 21 Maj, e nisi të birin për punë, por Jurgeni nuk u kthye më i gjallë. Ajo kërkon të dijë të vërtetën mbi rrethanat e ngjarjes.

“Djali punonte 7 ditë të javës. Babai e ka braktisur Jurgenin. Te njerëzit e mi janë rritur. Derisa erdha në fshatin Brataj kur jam martuar për herë të dytë. Jetojmë në ambientet e një spitali në kushte tepër të vështira ekonomike dhe dilte në punë që të na ushqente. Jurgeni punonte vetëm dhe na ushqente të gjithëve. E nisa atë ditë si zakonisht në punë djalin. Atë ditë e pashë që u vonua djali. U bëmë merak. Nisej në 6:30 dhe kthehej në 15:30 minuta. Atë ditë mora lajmin se djali nuk u kthye gjallë. Vdiq në gurore në mal. Gjatë ditës nuk flisnim me djalin, sepse ishte në punë dhe nuk donim ta bezdisnim. Ne duam të dimë të vërtetën për vdekjen e djalit tim.”– tha ajo.

Ndërkohë gjyshja e Jurgenit u shpreh se 24-vjeçari ishte i vetmi që punonte në familje dhe se kanë dyshime tek personat që kanë dhënë dëshminë për çastet e fundit të jetës të nipit të saj. Ajo ka ngritur dyshime se nipi i saj mund të mos ketë vdekur aksidentalisht, ndërsa bën thirrje që të zbardhet ngjarja.

“Familja jetonte në Stavër të Lushnjës. Pas 12 vitesh që jetuan atje, vajza ime ka shkuar te jetojë në Brataj të Vlorës. Edhe ne na kishte afër. U rrit djali. Kur djali u bë burrë, ndodhi kjo ngjarje e kobshme. Djali ishte duke punuar në dy vende, që të rregullojë jetën, të mbajë pleqtë, mamin e ka bërë dy herë operim. Ishte i vetmi që punonte në familje. Edhe njerku në gjendje jo të mirë. Unë si gjyshe kërkoj të zbardhet çështja e Jurgen Veshit, se i kemi sytë me gjak. Djali i madh ka qenë te puna dhe ka bërë fotografi, se këta çfarë thonë në mëngjes nuk thonë në darkë. Ne dyshojmë tek ata që na kanë thënë se si ka ndodhur vdekja. Po na luajnë mendtë e kokës dhe po tallen me ne. Dyshojmë për dëshminë që na është dhënë.”- tha ajo.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:familjaguroreJugen Veshitvdiq
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Situatë shumë e rëndë”, numri i vdekjeve prej drogave në Gjermani në nivele rekord
Next Article BE: Shqipëria, e fundit për pastërtinë e plazheve

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Rritja dyfish e çmimit të patentave, ‘Konkurrenca’ i kërkon ‘llogari’ DPRRTSH-së

Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar nga DPRRTSH, informacion lidhur me rritjen e çmimit të patentave. Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga…

2 Min Read
AktualitetShqipëria

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Elbasan. Epiqendra ka qenë 19 km në verilindje të Elbasanit dhe magnituda…

0 Min Read
Aktualitet

Moti i keq/ Bashkia Fushë-Arrëz shpall gjendjen alarmante

Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Kryebashkiaku Hil Curri deklaroi se…

1 Min Read
Aktualitet

Çfarë po ndodh me Noizyn? I vihet zjarri dhe dy subjekteve të tjera në pronësi të tij

Pas zjarrit të rënë nga një shkëndijë elektrike, në lokalin me pronësi të Bashkim Rajkut, babait të rreperit të njohur…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?