Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Final 4/ Sezoni i shkëlqyer i Egnatias, Edlir Tetova: S’dua të kem pengje
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Sport

Final 4/ Sezoni i shkëlqyer i Egnatias, Edlir Tetova: S’dua të kem pengje

Tirana Press
Last updated: 18/05/2024 11:24
Tirana Press
Share
SHARE

Egnatia luan me Vllazninë të dielën në orën 20:00 në “Air Albania”. Dueli i kryeqytetit vlen për gjysmëfinalen e dytë të “Final 4”, teksa trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova kërkon finalen kundër Partizanit për të shpresuar titullin kampion në Superligë.

Kundër Vllaznisë, Egnatia ka në favor edhe barazimin, pasi sipas skemës mund të kalojë më tej edhe me “X” për shkak të renditjes më të mirë në sezonin e rregullt (vendi 1).

Tetova, sa ju ndihmon triumfi në Kupë kundër Kukësit për të përgatitur sfidën me Vllazninë?

Përtej trofeut na ka ndihmuar ta përgatisim këtë duel të qetë. Jam i lumtur që ia dolëm me sukses të arrijmë një nga objektivat tanë dhe për këtë falënderoj ekipin, drejtuesit dhe tifozët që na përkrahën në stadium. Sfida me Vllazninë ka specifikën e vet dhe ne jemi munduar që të marrim maksimumin gjatë këtyre ditëve për të qenë gati për sfidën e gjysmëfinales.

A keni një strategji sesi do të menaxhoni përballjen me shkodranët?

Sigurisht që ne do kemi strategjinë tonë si në çdo takim. Nuk mund të them diçka më shumë në këto momente. Thjesht do të mundohemi të japim më të mirën tonë për të shfrytëzuar deri në fund kapacitetin tonë. Nuk dua të kem pengje për këtë duel, ndaj uroj shumë që detyrat që i kemi vendosur vetes t’i vendosim në dobi të objektivit që kemi për të shkuar në finale.

Si është gjendja e skuadrës në aspektin fizik?

Gjendja e skuadrës është e mirë, pasi i gjithë grupi është gati për të luajtur nga minuta e parë. Lojtarët e Egnatias edhe pse kanë luajtur shpesh gëzojnë një formë që më ka kënaqur në çdo seancë stërvitore. Dëshiroja shumë që ta kisha ekipin e plotë dhe fatmirësisht futbollistët e mi janë gati për duelet e “Final 4”.

Me Aleksin në fushë do i besoni modulit 4-3-3 apo do të luani me 3 qendra në prapavijë?

Për sa i takon vendosjes në fushë e lojës ende nuk kam përcaktuar formacionin, pasi më duhet të bëj llogaritë ditën e ndeshjes. E rëndësishme është që do të luajnë ata futbollistë që kanë treguar vazhdimësi dhe gëzojnë formën më të mirë në këto momente. Aleksi do të jetë i gatshëm për ekipin dhe për ne është një lajm i mirë pasi dihen vlerat e tij.

Çfarë i keni kërkuar futbollistëve para sfidës me Vllazninë?

I kam kërkuar përqendrim maksimal për ta mbyllur me dinjitet sezonin. I gjithë mundimi i këtij sezoni, duhet shpërblyer me rezultate të kënaqshme në përballjet e “Final 4”. Shoh tek lojtarët përkushtim dhe dëshirë për të vijuar përpara. E dimë që Vllaznia është një ekip solid, por ne duam të shkojmë në finale për të fituar trofeun.

Cili është mesazhi që keni për tifozët rrogozhinas?

Nuk dua të zgjatem shumë. Thjesht dua t’i falënderoj për mbështetjen që na kanë dhënë dhe iu them që jeni shumë të vlefshëm për ne sidomos në përballjen me Vllazninë. Bashkë do ia dalim ashtu siç kemi bërë shpesh këto dy vite.

I druheni ngarkesës emocionale të Fangajt dhe Sherrit që luajnë kundër ekipit të qytetit të tyre?

Aspak. Të dy lojtarët janë profesionistë dhe kanë treguar gjithmonë se japin më të mirën për Egnatian. Për ta mbase ky mund të jetë një motiv më shumë për të luftuar dhe fituar me skuadrën ku luajnë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:edlir tetovaSportVllaznia
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article U arrestua në Belgjikë/ Kush është Leonard Duka, armiku i betuar i Ervis Martinajt
Next Article Lindja e parakohshme e vajzave binjake/ Jorida Tabaku rrëfen për herë të parë periudhën e vështirë!

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sport

Presidenti i La Liga thyen heshtjen për rikthimin e Messit – Barça nuk është PSG

Presidenti i La Liga Javier Tebas, gjatë një interviste televizive, ka folur për ngjarjen e rikthimit të sulmuesit argjentinas Lionel…

1 Min Read
Sport

Gjermania paralajmëron ndalimin e sportistëve rusë në Lojërat Olimpike

Berlini do të hapë dyert për 7000 atletë të Olimpiadës speciale nga datat 17-25 qershor 2023, si dhe partnerë të…

2 Min Read
Sport

Dy lojtarët e skuadrës Partizanit në konkurrencë për marrjen e emrit golashënuesi i ekipit

Loja në skuadrën e Partizanit duket se ka marrë një rrjedhë tjetër pasi golat janë të shpërndarë te disa lojtarë…

1 Min Read
Sport

Raste për t’u admiruar! Në muajin e 7-të të shtatzënisë, egjiptiania garon në Lojërat Olimpike!

Sulmuesja ose shpatarja egjiptiane Nada Hafez garoi në Lojërat Olimpike Verore të Parisit 2024 ndërsa ishte shtatë muajshe shtatzënë!Të hënën,…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?