fbpx
E premte, 20 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“Korrupsion edhe në prokurimet publike”, Rama: Tashmë asnjë ministër s’do ketë akses në tendera

Tirana Press by Tirana Press
07/05/24 - 01:06
in Politikë
A A
Rama nis mbledhjen e grupit me kritika për opozitën: Po helmohet publiku me…
5
VIEWS

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë ministër nuk do të ketë me asnjë akses në tendera. Duke folur në mbledhjen e jashtëzakonshme, Rama deklaroi se me krijimin e shoqërisë publike të operatorit të blerjeve të përqendruara, korrupsioni në tenderat do të zhbëhet. Po ashtu Rama theksoi se kjo shoqëri e re do të asistohet nga shoqëri partnere evropiane.

“Duke u kthyer te prokurimet publike, ne nuk na mjafton kaq. Ne kemi hedhur një hap tjetër përpara. E ka hedhur kjo shumicë me propozim të qeverisë për të krijuar shoqërinë publike të operatorit të blerjeve të përqendruara, e cila ka filluar zyrtarisht punë me 25 Prill, dhe do t’i kryejë ajo të gjitha prokurimet e ministrive dhe institucionet e tyre të varësisë. E thënë troç, asnjë ministër dhe asnjë strukturë e varësisë s’do të ketë asnjë lidhje me tendera por do të merret vetëm me politikat sektoriale.

Kjo shoqëri është ndërtuar sipas modeleve më të mira evropiane do të asistohet nga shoqëri partnere evropiane, do të ofrojë shërbimet e veta për të gjitha njësitë e pushtetit vendor apo njësitë e tjera jashtë varësisë së pushtetit ekzekutiv, të cilat ne nuk i detyrojmë dot me ligj që të heqin dorë nga organizimi i tenderave.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Po ashtu operatori i blerjeve të përqendruara po ndërton një katalog dixhital të blerjeve të vogla për të gjitha institucionet publike, që të mos bëjnë tendera për cdo dërrasë të zezë, karrige zyre apo tavolinë por të blejnë direkt nga katalogu i quajtur ark zone, një lloj amazoni i mallrave për të gjithë shërbimet mbështetëse të institucioneve, duke kursyer kohë dhe para dhe mbi të gjithë duke i mbyllur derën korrupsionit”, tha Rama.

Tags: Edi Ramatendera

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Ngjarja në Shkodër/ Nxirret nga lumi edhe trupi i Alma Arrazit

Ngjarja në Shkodër/ Nxirret nga lumi edhe trupi i Alma Arrazit

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.