Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Ambasadori i BE, thirrje Shqipërisë: Luftoni korrupsionin, të vijojë reforma në drejtësi
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politikë

Ambasadori i BE, thirrje Shqipërisë: Luftoni korrupsionin, të vijojë reforma në drejtësi

Tirana Press
Last updated: 13/04/2024 09:32
Tirana Press
Share
SHARE

Përpara një takimi me studentët e drejtësisë në Shkodër ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzata foli për reformën në drejtësi dhe presionet e politikës në institucionet e drejtësisë. Sipas ambasadorit, reforma në drejtësi është për të luftuar korrupsionin si e vetmja rrugë për t’u integruar në BE ndërsa shprehu besimin e tij të plotë në institucionet e reja të drejtësisë shqiptare.

“Jam këtu në Shkodër me studentë të Drejtësisë për të folur për sistemin e drejtësisë, reformën në drejtësi dhe rolin që ka edhe shoqëria civile. Reforma që u ndërmor në vitin 2016 është një reformë që jo vetëm garanton pavarësinë e sistemit të drejtësisë, por siguron që edhe sistemi i drejtësisë të jetë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve. Qëllimi i reformës ishte pikërisht ai që t’u jepte njerëzve besim, besim te institucioni, besimi veçanërisht te drejtësia e Shqipërisë. Kjo është ajo që na duhet për të promovuar një mjedis të shëndetshëm biznesi, të sigurohemi që njerëzit të duan të investojnë në Shqipëri, por edhe të sigurohemi që njerëzit të marrin drejtësinë”, tha ai.


Pyetje: A po ndikojnë rastet e korrupsionit?
Mendoj se është shumë e rëndësishme që, institucioni i posaçëm që u krijua pikërisht për t’u marrë me rastet e nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, tani po sjell disa rezultate. Mendoj se i jep besueshmëri vendosmërisë së Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, sepse korrupsioni është i dëmshëm për shoqërinë, është i dëmshëm për ekonominë, kështu që nëse Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është e qartë rruga që duhet ndjekur. Ky duhet të jetë një nga prioritetet e Shqipërisë dhe duhet të çojë në rezultate konkrete. Pra, e dini, unë kam besim në sistemin e drejtësisë shqiptare. Mendoj se thjesht duhet ta lëmë të bëjë punën e vet dhe të shohim se në çfarë do të sjelle.

Si po e përballon SPAK presionin e madh të politikës?
Shikoni, reforma e 2016-ës synonte konkretisht të garantonte që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur, të jetë i vetëqeverisur dhe prandaj është rezistent dhe elastik ndaj presioneve politike. Kështu që unë i diskutova këto gjëra edhe me z. Dumani dhe ai është i bindur, po bën punën e tij dhe mendoj se duhet të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë.

A ka presion nga politika?
Nuk më takon mua ta them, por ai (Dumani) nuk duket se ishte i shqetësuar për këtë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:intergimikorrupsioniSilvio Gonzata
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Mos guxoni”, Biden paralajmëron Iranin pas informacioneve se mund të sulmojë Izraelin
Next Article Fundjava me temperatura deri në 33 gradë Celsius, mbulohemi nga pluhuri saharian

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Protesta Opozitës para Parlamentit, Policia blindon godinën dhe shton masat e sigurisë

Protesta e ditës së  sotme e Opozitës para Parlamentit ka angazhuar Policinë e Shtetit me marrjen e masave, 700 efektivë…

1 Min Read
Politikë

Mark Marku: Kërkova Rithemelimin e PD qëkur ishte në pushtet! Më thanë “ik na ler rehat”…

Ish-deputeti i PD, Mark Marku ka treguar gjatë një rrëfimi ndryshe në podcastin “Flasim” me Edi Ramën se ka kërkuar…

3 Min Read
Politikë

“Veliajt i vihen prangat”/ Çfarë po ndodh në protestën para bashkisë

Një i ri i maskuar si Erion Veliaj “u prangos” gjatë protestës së sotme të zhvilluara bashkisë së Tiranës. Gjesti…

1 Min Read
Politikë

Ish -ministri i Brëndshëm, Saimir Tahiri paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur mesditën e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme. Ai është shoqëruar nga avokati…

0 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?