Duket se po zgjat pak qetsia dhe rregiulli në Kuvend. Seanca e sotme u përfshi nga debatet lidhur me reformën zgjedhore mes PD-se, grupit të Rithemelimit dhe maxhorancës pasi sot përfundon mandati i Komisionit të Posaçëm bipartisan.
Basha akuzon Rithemelimin dhe Ramën për ‘pazar’ dhe se duan të shkatërrojnë komisionin bipartisan dhe kanë filluar negociatat e nëndheshme për skenarin e 2008″.
Kryetari i PD-së kërkon zgjatjen e afatit të këtij komisioni, dhe nga foltorja Basha beri thirrje: Mos përsërisni skandalin e 2008! Duhet reformë zgjedhore për qytetarët jo politikanët. Në replikë kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi tha se presim rekomandimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore për t’i shqyrtuar dhe më pas vendosim.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha kërkonte që replikat me maxhorancën për reformën zgjedhore t’i mbante në foltore, por kryetarja e Kuvendit, Nikolla nuk pranonte pasi thoshte se ishte në shkelje të rregullores.
Pasi i kërkoi disa herë të largohej nga foltorja dhe Basha nuk pranoi, Nikolla e përjashtoi nga seanca e cila u ndërpre 5 minuta me kërkesë të Bardhit.