Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e Partisë Demokratike. Ai bëri thirrje që Apeli t’i japë fund absurdit.
Reagimi i Bardhit:
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për konfliktin e brendshëm ligjor në PD, është e domosdoshme që Gjykata e Apelit menjëherë dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme t’i jap fund tejzgjatjes së këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet të ishte zgjidhur nga vetë ne me vullnet e përgjegjshmëri politike.
Partia Demokratike e Shqipërisë është pronë e anëtarëve të saj, aset kombëtar, dhe çështje e interesit publik, që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në jetën publike, shtetërore, institucionale të vendit. Çdo zvarritje do të ishte e papranueshme, sepse dëmton opozitën dhe përmes saj dëmton Shqipërinë!