Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Aksi Korçë-Ersek u shemb pa përfunduar/ SPAK nis hetimet ndaj ARRSH: Abuzime me tenderat
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
AktualitetShqipëria

Aksi Korçë-Ersek u shemb pa përfunduar/ SPAK nis hetimet ndaj ARRSH: Abuzime me tenderat

Tirana Press
Last updated: 22/02/2024 10:52
Tirana Press
Share
SHARE

Prokuroria e Posaçme SPAK ka regjistruar një procedim penal ndaj Autoritetit Rrugor Shqiptar, duke nisur një hetim për shkelje të barazisë në tenderë dhe abuzime me tenderët për mirëmbajtjen e sistemeve të këtij institucioni. Ky vendim vjen vetëm pak ditë pas shembjes së një pjese të rrugës së re Korçë-Kuçovë, e cila është kthyer në vetvete në një çështje të drejtësisë, pasi mendohet se edhe aty ka pasur abuzime të shumta në procesin tenderues.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimet për rrugën Korçë-Ersekë, e cila disa ditë më parë u bë temë diskutimi, si pasojë e një shembjeje masive në një pjesë të saj, duke e bërë të pakalueshme. Ky hetim, nga sa mësohet, nis pas një kallëzimi të tre viteve më parë nga inxhinieri Romeo Nazarko, i cili ka kallëzuar ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherë zëvendëskryeministre e vendit, Belinda Balluku, Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe kompaninë e kontraktuar për ndërtimin e kësaj rruge.

Nazarko vetë, ka bërë me dije se hetimi i SPAK po shtrihet si në rrafshin e shpërdorimit të detyrës, ashtu edhe në atë të shkeljes së barazisë në tenderë. Ai pretendon në kallëzim se është ndryshuar gjurma e rrugës, është fryrë kostoja nga 1 milion euro në 5 milionë euro kilometri, si dhe ka ndikuar në shpopullimin e zonës.

Më herët, edhe Partia Demokratike ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK hetimin e segmentit rrugor Korçë-Ersekë, pas shembjes së këtij të fundit në një pjesë. Përmes një komunikate për media, drejtuesja e departamentit antikorrupsion në PD, Marinela Ziu, ka thënë se abuzomi me fondet po rrezikon jetën e qytetarëve, duke apeluar SPAK-un të hetojë.

Shembja e rrugës Korçë – Ersekë ishte paralajmëruar prej kohësh sipas saj, por asnjë organ shtetëror nuk mori mundimin të vepronte për të parandaluar jo vetëm rrënimin e saj, por madje edhe ndonjë fatkeqsi njerëzore, duke qene një nga rrugët më qarkullim të lartë në zonën jug – lindore.

“Përfundimi i kësaj rruge është premtuar nga vitit 2013, premtim që është ricikluar prej 10 vitesh, e megjithëse gllabëron miliona euro, jo vetëm që nuk përfundon por së fundmi edhe kjo rrugë ‘doli nga rruga’ për shkak të cilësisë shumë të dobët të punimeve nga babëzia për të vjedhur, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, vijon ajo më tej. Ziu po ashtu shton se rruga është denoncuar që prej vitit 2020 nga PD-ja, për shkak të klientelizmit, vlerës së tejfryrë, përfitimit të saj në kufij 100% të fondit limit, por edhe zvarritjes së përfundimit të saj.

Një padi zyrtare është ngritur në SPAK ndërkaq në lidhje me shembjen e rrugës Korçë-Ersekë, ku avokati Esmerald Xhafa, ka dorëzuar pranë Prokurorisë së Posaçme një padi kundër Autoritetit Rrugor Shqiptar, Bashkisë Kolonjë dhe kompanisë së kontraktuar për punimet. Siç mësohet, organet janë paditur për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në depozitimin që ka kryer, avokati Xhafa ka bashkëngjitur me akuzën edhe pamje filmike, ku ai pretendon se fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin, i cili është bërë ndryshe nga projekti.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:abuzieabuzimeKorce erskerruga
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article E rëndë në Greqi/ 27-vjeçari shqiptar lidh, dhunon dhe drogon të dashurën për t’i dhënë fund shtatzënisë
Next Article Bardhi për marrëveshjen me Italinë për emigrantët: Cënon Kushtetutën!

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Ekonomi

Bordi ndryshon çmimin e karburantit, ja sa lekë do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës në vendimin e sotmëm ka bërë të tjera ndryshime në çmimet e karburantit në vend. Në mbledhjen…

3 Min Read
Aktualitet

Emri/ I kërkuar për mashtrim në Shqipëri, prangoset në New York avokati shqiptar

Policia amerikane në Nju Jorku arrestuan avokatin shqiptar Gazmir Xhurxhi, më 9 janar. Xhurxhi pa nënshtetësi kishte kaluar vizën e…

3 Min Read
Kronikë

Vrasja me thikë në Astir/ Arrestohet shoku i viktimës, po drejtonte motorin në gjendje të dehur, autori e qëlloi 4 herë me thikë pasi i ngacmoi partneren

Shoku i Amarildo Hoxhallarit, i cili u vra me thikë një ditë më parë në Astir është arrestuar. Ai ishte…

2 Min Read
Kronikë

Në segmentin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, makina përplaset me mjetin bujqësor

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në segmentin rrugor Tapizë-Fushë Krujë. Një automjet është përplasur me një mjet…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?