Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Tha se shqiptarët janë kriminelë, ministri britanik: S’jam penduar për deklaratën!
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

Tha se shqiptarët janë kriminelë, ministri britanik: S’jam penduar për deklaratën!

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:59
Tirana Press
Share
SHARE

Një prezantues britanik është përplasur me ministrin Robert Jenrick për gjuhën e përdorur ndaj shqiptarëve. Kjo erdhi pas një video të publikuar që vlerëson ata që ndalojnë emigrantët e paligjshëm shqiptarë, disa prej të cilëve i konsideroi kriminelë.

Në emisionin e mëngjesit, ministri Robert Jenrick i tha prezantuesit Nick se nuk është aspak i penduar dhe justifikoi komentet e tij duke thënë se duhet të dallojnë diasporën shqiptare që e respektojnë nga ata që janë emigrantë të paligjshëm që futen në Britani në mënyrë ilegale me gomone.

Pjesë nga biseda

Jenrick: Nuk jam penduar për videon, por mendoj se është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare ashtu siç po bëjmë në të vërtetë.

Nick: Si është konstruktiv?

Jenrick: Dua të kemi marrëdhënien më produktive që mundemi me qeverinë shqiptare.

Nick: Epo pse i keni ofenduar atëherë?

Jenrick: Ajo që ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë është diaspora shqiptare në këtë vend, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi ngashtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare, ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht dhe që vijnë këtu ilegalisht me varka të vogla.

Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë dhe është një fokus i veçantë i kryeministrit dhe i vetes për të ulur shifrat që pamë vitin e kaluar pasiishte një numër shumë i madh i shqiptarëve që erdhën ilegalisht… Shqipëria është një vend i sigurt!.

Nick: Ju citohet të keni thënë: “Unë kam takuar stafin fantastik që ka punuar…për të gjetur shqiptarët, për t’i ndaluar, për t’i çuar në aeroport dhe për t’i kthyer në Tiranë. Askund në atë fjali nuk përmendet paligjshmëria.

Jenrick: Ajo që është thelbësore këtu është që ata individë që vijnë këtu ilegalisht të largohen nga oficerët zbatimit të imigracionit dhe të kthehen në vendet e tyre.

Jenrick shktoi se puna e tij do të vazhdojë pa pengesa dhe do të punojë produktivisht me qeverinë shqiptare.

Deklarata e ministrit britanik të Imigracionit, ka shkaktuar reagime të institucioneve zyrtare të Shqipërisë. Ka qenë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ajo e cila reagoi së pari duke e konsideruar deklaratën e Jenrick si ‘të turpshme’ me synimin vetëm për të fituar disa vota të elektoratit britanik. Ministria e Jashtme kërkoi paraqitjen e ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King Smith të cilit i komunikuan një ‘Notë Verbale’ të Shqipërisë ndaj Britanisë së Madhe për gjuhën diskriminuese që cënon bashkëpunimin mes dy vendeve.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Tërmeti i fuqishëm “shkund” kufirin Turqi-Iran, ja sa ballë ishte magnituda
Next Article Aplikoni pesë hapa të thjeshtë që të mbani nën kontroll presionin e lartë të gjakut

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

AktualitetShqipëria

Shokon avokati i Dervish Hasit: 1 vit komunikim me një femër është sfidë edhe për mashkullin më të mirë!

Kardiokirurgu Dervish Hasi ndodhet pas hekurave pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni ndaj një të miture 14-vjeçare. Ndërkohë që avokati i…

2 Min Read
Aktualitet

Përplasen dy makina, plagoset i mituri në Tiranë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se 61-vjeçari B.S është përplasur me një automjet tjetër dhe…

1 Min Read
AktualitetShqipëria

“Defender Europe 23”  për herë të parë në Shqipëri

Shqipëria hap dyert për herë të parë për stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”. Duke filluar…

3 Min Read
Aktualitet

Zjarr në Bulqizë, rrezikohen banesat

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur në masivin pyjor me dushqe në fshatin Mazhicë të Njësisë Administrative Shupenzë të…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?