Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Vijnë si turistë, por punojnë online nga Shqipëria, ja ç’është viza D
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
AktualitetBiznes

Vijnë si turistë, por punojnë online nga Shqipëria, ja ç’është viza D

Tirana Press
Last updated: 06/04/2024 07:37
Tirana Press
Share
SHARE

Nomadizmi dixhital është një trend në rritje, që po ndryshon mënyrën se si njerëzit punojnë dhe jetojnë. Është një mënyrë jetese që ka të ngjarë të vazhdojë të rritet në popullaritet në vitet e ardhshme. Çfarë ka tërheqëse Shqipëria dhe ku qëndron thembra e Akilit? pyet Deada Hyka në Monitor.

Ëndrra romantike për t’u bërë një “nomad dixhital” është thuajse aq e vjetër sa vetë interneti. Steven K. Roberts, një pionier i cili udhëtoi nëpër SHBA me një biçikletë të kompjuterizuar më shumë se 30 vite më parë, shkroi në vitin 1994 për krijimin e një “Anije Teknomadike Virtuale për udhëtarët në mbarë botën” mbi bazën se “vendndodhja fizike bëhet e parëndësishme sapo të zhvendosësh thelbin e jetës tënde në rrjet”.

Por ishte falë Covid-19 që termi me të vërtetë mori hov. Pandemia krijoi rrethanat ideale: punonjësit donin ndryshim pas mërzisë së bllokimeve; kompanitë e kishin kuptuar se mund t’i besonin stafit për të punuar nga distancë; dhe vendet e varura nga turistët ishin të dëshpëruar për vizitorë.

Papritur u duk e mundur që çdo punonjës të punonte ku të donte, jo vetëm profesione të pavarura, por edhe punonjës të zakonshëm. Shumë vende krijuan programe “viza dixhitale nomade” për të zyrtarizuar dhe për të përfituar nga trendi.

Qarkullojnë lista në faqe të ndryshme për vendet më të lira për të punuar si nomadë dixhitalë, për vendet me lehtësitë më të mëdha, për vendet më tërheqëse etj., dhe Shqipëria nuk është pjesë e asnjë renditje.

Megjithatë, sërish, ka një tendencë në rritje për të pasur në mesin tonë të huaj të shumtë që vijnë për të punuar në distancë.

Këta “shpirtra aventurierë” e kanë çliruar veten nga kufizimet e një pune tradicionale në zyrë dhe kanë gjetur mënyra krijuese për të fituar jetesën, duke përdorur teknologjinë dhe platformat online.

Për vendin tonë, përfitimi ekonomik është real: banesa me qira, shpenzime të jetës së përditshme, eksplorimi turistik i vendit në tërësi.

Ndërsa bota bëhet gjithnjë e më e ndërlidhur dhe puna në distancë po përhapet, fenomeni nomad dixhital ka të ngjarë të vazhdojë rritjen e tij.

Në fillim të vitit 2022, Shqipëria nisi programin “Unique Permit”, duke thjeshtuar procesin që nomadët dixhitalë të banojnë dhe të punojnë në vend, në një përpjekje për të tërhequr punonjës në distancë dhe për të përqafuar trendin në rritje të nomadizmit dixhital.

Viza e tipit D, e cila jep një qëndrim njëvjeçar me mundësi rinovimi deri në pesë vjet, lëshohet me leje unike. Teorikisht, ky program i ri thjeshton procedurën për nomadët dixhitalë, duke hequr shumë burokraci.

Praktikisht, vizat e nomadëve dixhitalë do të thotë t’u thuash punonjësve se mund të punojnë nga një vend ndërkombëtar në mënyrë të përkohshme, por me kufizime ku dhe për sa kohë.

Ka raportime që kompani të ndryshme ndërkombëtare pritet të dalin me lista “me disa vende që janë me rrezik të lartë për sigurinë kibernetike ose taksën e korporatës” dhe “kanë një listë të ngushtë të vendndodhjeve të favorshme”.

Në shumicën e vendeve, nomadët dixhitalë do të bëhen rezidentë tatimorë vetëm pas 183 ditësh, theksoi OECD, dhe ata zakonisht nuk lejohen të marrin pjesë në tregun lokal të punës, që do të thotë se kontributi i tyre kryesor është vetëm konsumi.

Sipas Tomi Kallanxhi, nomadi tipik dixhital është një profesionist i lirë, zhvillues faqesh në internet që mund të zhvillohet nga kudo, por vitet e fundit ka një sërë profesionesh ku marketingu dixhital po mban një pozicion të lartë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:pune nga shtepiaturisteviza d
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article ”McDonald’s” blen restorantet izraelite pas bojkotit
Next Article FOTO/ Fatos Nano lë pas problemet me shëndetin, shfaqet për herë të parë në publik

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Vodhi orën me vlerë 20 mijë euro në një nga bagazhet, e pëson keq punonjësi i aeroportit në Rinas

Një 24-vjeçar, punonjës në aeroportin e Rinasit është arrestuar, pasi akuzohet se ka vjedhur një orë me vlerë 20 mijë…

1 Min Read
Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një i plagosur (Video)

Ky muaj ka nisur me aksidente. Pak minuta më parë një makinë në kryqëzimin e Brrylit ka humbur kontrollin dhe…

1 Min Read
Aktualitet

Stuhi dëbore/ Ministri Balla: Vështirësi qarkullimi në disa zona të vendit!

Moti i keq ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve ditën e sotme. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar…

1 Min Read
Aktualitet

Vazhdon avazi! Maturantët në testim, publikohet online teza e Matematikës

Teka maturantët testohen, tezat e provimit të Matematikës janë publikuar në rrjetet sociale. Faqja “Studentët Denoncojnë” ka postuar variantin A…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?