fbpx
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

I morën tokën dhe e regjistruan në pronësi të tyre, burg për juristin dhe 2 përfituesit në Durrës

Tirana Press by Tirana Press
18/01/23 - 09:26 - Updated On 04/02/23 - 12:59
in Aktualitet
A A
Vodhën disa biznese, ja si ranë në pranga “skifterat” e Durrësit
4
VIEWS

2 persona, mes tyre dhe 1 jurist  kanë rënë në prangat e policisë Durrës, pasi dyshohen se kanë përvetësuar tokën e një shtetasi në pronësi të tyre.

A. I., 60 vjeç, ish-jurist i hipotekës së Durrësit; Z. D., 72 vjeç, dhe F. I., 68 vjeç, banues në Durrës, shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar dokumentet duke i marr nga pronësia e një tjetër personi, rreth 5000 m² duke e riregjistruar në Hipotekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës  pas hetimeve kanë caktuar për këta shtetas masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve me qëllim përfitimin, bazuar dhe në inteligjencën informative, pas një hetimi disamujor me metoda pro aktivë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kthimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

A. I., 60 vjeç, ish-jurist i hipotekës së Durrësit;
Z. D., 72 vjeç, dhe F. I., 68 vjeç, banues në Durrës.

Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit pro aktiv, të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 15.01.2023, ka caktuar për këta shtetas masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur dokumente të falsifikuara, i kanë marrë rreth 5000 m² tokë një shtetasi, të cilën e kanë përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të kryera nga këta shtetas, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Nafta në bursë në nivelet më të ulëta, Bordi i Transparencës rrit ‘frikshëm’ çmimet e karburanteve 

Nafta në bursë në nivelet më të ulëta, Bordi i Transparencës rrit ‘frikshëm’ çmimet e karburanteve 

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.