Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Nis Forumi Ekonomik në Davos, i pranishëm dhe kryeministri Rama. Ja fokusi çështjeve për diskutim
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Bota

Nis Forumi Ekonomik në Davos, i pranishëm dhe kryeministri Rama. Ja fokusi çështjeve për diskutim

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:59
Tirana Press
Share
SHARE

Në takimin 5-ditor të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, kanë nisur diskutimin e orientuar nën moton “Bashkëpunim në një botë të fragmentuar”. Ndërsa ka rimarrë traditën e parapandemisë, takimi i forumit global mbahet në një kohë kur ekonomia botërore ndodhet nën presion të madh për shkak të inflacionit të lartë, krizës së energjisë, ndërprerjeve të zinxhirëve të furnizimit si pasojë e luftës, si edhe rishpërthimit të pandemisë Covid-19 në Kinë.

Efektet tashmë të shfaqura globalisht janë vënë në diskutimet e autoriteteve botërore të ekonomisë, sensibilizuar nga apeli i Zonjës së parë të Ukrainës, Olena Zelenska për krerët e shteteve, shefat ekzekutivë dhe liderë të tjerë globalë të martën.

Zelenska bëri thirrje për të përdorur ndikimin e tyre që të ndihmohet Ukraina që ndodhet prej një viti në një luftë të imponuar mbrojtjeje në territorin e saj nga Rusia.

Një ditë përpara se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet forumit,  Zelenska ftoi pjesëmarrësit të përdorin ndikimin e tyre për bashkim. Në fjalimin e saj, ajo përshkroi një plan paqeje prej 10 pikash që ishte shpallur më parë nga presidenti rus Zelensky në nëntor . Plani përfshin tërheqjen e plotë të forcave ruse.

Forumi shënoi të martën edhe fjalimin e Zëvendëskryeministrit të Kinës, LIU HE i cili gjithashtu bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar, një përgjigje globale ndaj ndryshimeve klimatike dhe vendosjen e zhvillimit ekonomik si ‘detyrë parësore dhe qendrore’.

Presidentja e Komisionit europian Ursula von der Layen i shprehu forumit konfirmimin e angazhimit të thellë që  BE dhe SHBA ndajnë për të adresuar krizën klimatike dhe për të përshpejtuar rrugën drejt emetimeve zero gazra të dëmshme në natyrë. “Ne po punojmë për të siguruar që programet tona nxitëse për teknologjinë e pastër të jenë të drejta dhe përforcuese reciprokisht”, u shpreh von der Layen.

Lufta e Re e Ftohtë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka marrë kritika për Aktin e Reduktimit të Inflacionit (IRA), një projekt-ligj që do të sigurojë ndihmë nga qeveria për bizneset amerikane të përfshira në automjetet elektrike ose energjinë e rinovueshme, me Europën që pritet të reagojë.

“Subvencionet qeveritare të miratuara në emër të sigurisë ekonomike ose kombëtare” rrezikojnë të kenë “pasoja të paqëllimta” ose “të përdoren për të fituar një avantazh ekonomik në kurriz të të tjerëve”, paralajmëroi të hënën, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva.

Siç njoftoi qeveria zvicerane, rreth 5,000 personel ushtarakë janë mobilizuar dhe do të vendosen kufizime të fluturimeve në rajon për të garantuar sigurinë e krerëve të shteteve dhe qeverive, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe drejtuesve të kompanive që marrin pjesë në forum.

Organizatat joqeveritare do të mblidhen gjithashtu në Davos këtë javë. Rreth 200 vetë demonstruan tashmë të dielën kundër forumit. OJQ-ja Oxfam kritikoi  nivelet “ekstreme dhe të rrezikshme” të pabarazisë ekonomike në botë, duke kërkuar që numri i miliarderëve në botë të përgjysmohet deri në vitin 2030.

Greenpeace, nga ana e saj, foli për “hipokrizi” nga ana e elitës globale që diskutonte për klimën, ndërsa gjatë Forumit Ekonomik Botëror të vitit të kaluar, në maj, 500 avionë privatë kishin mbërritur në Davos, sipas raporteve.

Në takim do të jenë pjesëmarrës edhe kryeministri Edi Rama, Kancelari gjerman Olaf Scholz, Kryeministri holandez Mark Rutte, apo dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kalonin ilegalisht emigrantë me gomone nga Franca drejt Anglisë, arrestohet i riu shqiptar, në hetim organizata
Next Article I morën tokën dhe e regjistruan në pronësi të tyre, burg për juristin dhe 2 përfituesit në Durrës

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Bota

Nepal, rrëzohet avioni me 19 persona në bord

Një avion me 19 persona në bord u rrëzua mëngjesin e kësaj të mërkure gjatë ngritjes në Katmandu. Lajmi u…

0 Min Read
Bota

Media izraelite ngren alarmin – Grupi Wagner është nisur për në Kosovë

Media e njohur izraelite “Terror Alarm”, thotë se pjesëtarë të grupit mercenar Wagner janë nisur për në Kosovë. Në një…

2 Min Read
BotaPolitika

Mitsotakis reagon pas sulmit rus me raketa ndaj tij: Askush nuk na frikëson! Nuk do tolerohet asnjë ndryshim kufijsh në Europë

Mitsotakis ka bërë deklarata të forta për Rusinë gjatë vizirës së tijë në Ukrainë. Ne të gjithë kemi një mesazh…

2 Min Read
BiznesRajoni

Hapet në Greqi fabrika e parë e prodhimit të kanabisit medicinal

Për herë të parë në Greqi, është hapur fabrika e parë e prodhimit të kanabisit medicinal, në Examiria në Korinth.…

3 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?