Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Senati – Shkakton një akt të rëndë antikombëtar, reagon dhe Shoqëria Civile
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Shqipëria

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Senati – Shkakton një akt të rëndë antikombëtar, reagon dhe Shoqëria Civile

Tirana Press
Last updated: 29/05/2023 10:00
Tirana Press
Share
SHARE

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, i menjëhershëm ka qënë reagimi i Senatit të Akademisë ku theksojnë se shuarja e saj është një akt i rëndë antikombëtar.

DEKLARATË PËR SHTYP

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike u mblodh sot me urgjencë për të diskutuar raportin përfundimtar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Mbi kontrollin e pajtueshmërisë së veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi” i datës 25.05.2023, i cili rekomandon mbylljen e veprimtarisë së këtij institucioni si institucion i arsimit të lartë të llojit “Akademi”. Veç kësaj, nga dita e djeshme ka qarkulluar në media një formë e Projektvendimit të Këshillit të Ministrave “Për Mbylljen e Veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Riorganizmin e Njësive kryesore të saj”. Për sa më sipër, Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike, pas mbledhjes së sotme doli me një deklaratë për shtyp ku sqarohet se Projektvendimi për Mbylljen e Veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Riorganizminn e Njësive kryesore të saj shkakton sa më poshtë:

1. Shkelet ligji për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, duke krijuar precedentin e rrezikshëm të mbylljes së pabazuar të një Institucioni Publik të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor dhe për më tepër sot, të së vetmes Akademi Albanologjike. Konkretisht ASA nuk është njoftuar për këtë Projektvendim, dhe së dyti, sipas Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, është Senati i ASA-s, i vetmi  institucion që duhet të shprehet për fatin juridik të ASA-s. Deklarojmë se Senati vijimisht si dhe sot, është shprehur dhe shprehet kundër mbylljes së ASA-s.

2. Mbyllja e ASA-s shkakton pushimin e mbi 45 marrëveshjeve ndërkombëtare, ku ky institucion është palë si IAL, dhe asnjë institucion tjetër nuk ka tagër t’i mbartë.

3. Shuhen Institutet duke i shndërruar ato në njësi kërkimore, që sipas nenit 19 të ligjit për Akademinë e Shkencave, janë ose njësi dyvjeçare ose afatgjata, pra me kohë të kufizuar.

4. Vendosjen nën kontroll të dijes akademike në lëmejt e albanologjisë, pasiqë struktura organizative e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH), është krejtësisht e centralizuar në duar të Kryesisë së Akademisë së Shkencave.

5. Ndërpret karrierën e afro 100 studiueve, pasiqë Ligji për Akademinë e Shkencave, nr. 53, 2019 nuk parashikon në asnjë klauzolë as procedurën e punësimit në Akademinë e Shkencave, e jo më vijimin e karrierës akademike.

6. Ndërpret studimet doktorale të studentëve pranë ASA-s.

7. Referimi te neni 19, është i pabazë kur bëhet me propozim nga MAS, pasi ky nen nuk parashikon të merret si referencë ligjore nga një institucion jashtë Akademisë së Shkencave.

Sa më sipër, konstatojmë se ky Projektvendim shkel rëndë Ligjin nr. 80, për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, si dhe vetë Ligjin për Akademinë e Shkencave, nr. 53, 2019. Shkel parimet e lirisë akademike, shkakton një akt të rëndë antikombëtar duke shuar Akademinë e Studimeve Albanologjike e bashkë me to dhe institutet pjesë përbërëse të saj.

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike

Gjithashtu edhe Shoqëria Civile ka dalë me një deklaratë për shtyp ku shprehet e revoltuar ndaj këtij vendimi.

“Qëndresa Qytetare” e konsideron të paligjshme këtë vendim të qeverisë për mbylljen e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Sipas tyre “Akademia e Studimeve Albanalogjike mban statusin e Universitetit, ka Bord Administrimi, Senat, studentë doktoratë. Është institucioni më i rëndësishëm në ruajtjen e identitetit, historisë dhe Gjuhës Shqipe. VKM për shkrirjen e saj me Akademinë e Shkencave është e paligjshme, e pakonsultuar dhe pa vullnetin e Senatit Akademik të kësaj Akademie, siç e parashikon neni 30, pika 4 e ligjit për Arsimin e Lartë”.

Sipas deklaratës së Qëndresës Qytetare, mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, me një VKM, i hap rrugën një precedenti të frikshëm, ku Qeveria apo Ministria e Arsimit mund të shkrijë dhe shuajë se ekzistuari çdo Universitet Publik në vend, pa dëshirën dhe vullnetin e tyre.

Më tej, në deklaratën e tyre ata thonë se “nëse Rektorët, lektorët dhe studentët do të lejojnë mbylljen e Akademisë së identitetit shqiptar me vendim arbitrat nga ministrja Evis Kushi, do të jetë një ditë zie për lirinë akademike, lirinë politike dhe kërkimin shkencor në vend”.

Sipas vendimit të propozuar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Akademia e Studimeve Albanologjike, rrezikon që të shkrihet dhe të gjitha asetet i kalojnë Akademisë së Shkencave.

Ky projekt vendim i qeverisë është kundërshtuar nga Senati Akademik dhe rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, të cilët kanë kërkuar tërheqjen e kësaj nisme, duke e cilësuar në kundërshtim me ligjin.

Akademia e Studimeve Albanologjike u krijua në mars të vitit 2008 nga bashkimi i katër Instituteve: i Arkeologjisë, Gjuhësi dhe Letërsi, Historisë dhe Kulturës. Gjithashtu janë dhe 2 njësi kërkimore, studimi i Artit dhe Enciklopedia Shqiptare.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Akademia e Studimeve AlbanologjikeShoqëria Civile
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Arbër Hajdari merr vendimin e papritur, nuk do jem më pjesë e…
Next Article Erdogan fiton zgjedhjet në Turqi, mesazhet e Ramës dhe Begaj

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Detajet/ Me shenja dhune në trup, si u zbulua vdekja e çiftit në Dropull pas telefonatës nga Athina

Trupat e pajetë të çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia u gjetën nga një fqinje e tyre, pas një…

2 Min Read
Politikë

Grupi i Bardhit me parti të re? Ja çfarë deklaron Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi në një studio televizive thotë se grupi që mbështet Gazment Bardhin, nuk ka diskutuar…

1 Min Read
Shqipëria

Berisha dhe Meta çelin sot fushatën e opozitës për zgjedhjet vendore  të 14 Majit

Krerët e opozitës çelin sot fushatën për zgjedhjet vendore. Me sloganin “Ndryshimi në duart e tua”, opozita nis sot zyrtarisht…

1 Min Read
AktualitetLajmi i Fundit

Shqipëria solidarizohet me Turqinë, ekip shpëtimi niset sot drejt zonave të prekura

TNjë ekip shqiptar shpëtimi do të niset sot për të dhënë ndihmën në misionin e kërkim nën rrënojat e tërmetit…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?