Ka marrë fund miqësia disa vjeçare e reperëve Chris Brown dhe Usher. Burime pranë thonë se dy miqtë dhe bashkëpunëtorët dikur të ngushtë u grindën në festën e 34-vjetorit të Broën në Las Vegas, e cila thuhet se kulmoi me një përleshje me një shkop.
I njëjti informacion thotë që Broën u ndesh me Teyana Taylor në shesh patinazhin e Skate Rock City gjatë festës së ditëlindjes. Usher u përpoq të ndërhynte dhe të fliste me ta, por thuhet se ai filloi të shante dhe të bënte patinazh. Broën u acarua kur Taylor e injoroi atë ndërsa përpiqej të fliste dhe “filloi t’i bërtiste asaj”.
Shpërthimi i tij thuhet se vazhdoi, teksa ai shau Taylor dhe Usher përpara se të largohej nga sheshi me shoqëruesit e tij. Usher, megjithatë, thuhet se hoqi patina dhe shkoi të gjente mikun e tij. Një dëshmitar okular pretendon se e ka parë Usherin duke shkuar pas një vargu autobusësh të parkuar në një parking ku dyshohet se ndodheshin Broën dhe shoqëruesit e tij.
Pak kohë më vonë i njëjti dëshmitar thuhet se pa Usher duke u larguar me një hundë të përgjakur, por kjo nuk është konfirmuar.
Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi sherrin dhe plagosjen e reperit.