Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Ngjarja e rëndë në derbin kryeqytetas për femra në Basketboll, zbulohen vendimet e Komisionit të Disiplinës
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Sport

Ngjarja e rëndë në derbin kryeqytetas për femra në Basketboll, zbulohen vendimet e Komisionit të Disiplinës

Tirana Press
Last updated: 21/04/2023 17:46
Tirana Press
Share
SHARE

Një ngjarje e rëndë që ka ndodhurnë derbin kryeqytetas midis Partizanit dhe Tiranës në basketboll ka sjell dhe reagimin e Komisionit të Disiplinës. Komisioni ka marrë vendimin që klubi i Partizanit të ndëshkohet për shkak të mungesës së duhur të sigurisë. Gjithashtu janë dënuar edhe disa basketbolliste për shkak të sjelljeve të pahijshme, si sulme apo ofendime.

VENDIMET

Më datë 20 prill 2023 u mblodh Komisioni i Disiplinës i FSHB-së nën drejtimin e Kryetarit, Z. Korab Llazani, si dhe me praninë e anëtarëve, Z. Elton Saliaga dhe Z. Gerald Osmani, për diskutim të problematikës së ndeshur pas përfundimit të ndeshjes Partizani vs Tirana, ndeshja e dytë ½ finale Kategoria I-rë Femra, datë 19.04.2023. Për informacion më të detajuar, Komisioni priti Vëzhguesin Teknik të ndeshjes në fillim të mbledhjes, rreth orës 12:00 deri në 12:30. Në bazë të relacionit të përcjellë nga Vëzhguesi Teknik i ndeshjes, Z. Artan Terihati, paraqitet realizim i ndeshjes në mënyrë korrekte gjatë së cilës janë ndëshkuar me gabim teknik lojtaria me numër 33, Antoinette Alyssa Bannister (Partizani), si dhe lojtaria me numër 6, Ornela Lalaj (Partizani), sipas protokollit zyrtar të ndeshjes. Ndeshja ka përfunduar me fitoren e ekipit të Partizanit me rezultatin 86-83. Pas përfundimit të ndeshjes paraqitet dhunë verbale dhe fizike. Lojtaret me numër 22 dhe 33, përkatësisht Antoinette Alyssa Bannister (Partizani) dhe Lasonja Lavette Edwards (Partizani), në përfundim të ndeshjes kanë fyer verbalisht stolin e ekipit kundërshtar nëpërmjet gjesteve josportive duke shkaktuar tension të panevojshëm. Pas përshkallëzimit të komunikimit verbal ku krahas lojtareve të Partizanit janë përfshirë dhe lojtaret me numër 12 dhe 23 të ekipit të SK Tiranës, përkatësisht Ebi Dishnica dhe Enisa Qosja, situata e tensionuar ka kaluar në përleshje fizike. Gjithashtu, në sulm fizik janë përfshirë dhe spektatorë të cilët janë futur në fushë pas përfundimit të ndeshjes dhe kanë krijuar një situatë të pa denjë për një ndeshje basketbolli.

Për sa më sipër, në zbatim të rregullores së aktiviteteve kombëtare të basketbollit, Komisioni i Disiplinës vendosi:

Në zbatim të nenit 13.8, pika f, “Hyrja e spektatorëve në fushën e lojës para, gjatë ose pas ndeshjes, në një ndeshje të organizuar nga një shoqatë anëtare”, ndëshkim i shoqatës organizatore të ndeshjes, “Partizani Basket”, në shumën 10’000 lek.;

Në zbatim të nenit 13.8, pika h, “Ushtrim dhune i spektatorëve ndaj pjesëtarëve të ekipeve (lojtar, trajner, etj.)”, ndëshkim i shoqatës organizatore të ndeshjes, “Partizani Basket”, në shumën 100’000 lek, për mosmarrje të masave të duhura të sigurisë.;

Në zbatim të nenit 14.9, “Sjellje josportive e lojtareve, trajnerëve apo personave të tjerë që qëndrojnë në stol (fyerje, kërcënime, etj.) të cilat nuk janë ndëshkuar nga gjyqtarët gjatë ndeshjes si edhe pas përfundimit të saj, por paraqiten nga vëzhguesi”, ndëshkim i lojtareve të Partizanit, Antoinette Alyssa Bannister (nr.33) dhe Lasonja Lavette Edëards (nr.22), si dhe lojtareve të SK Tiranës, Ebi Dishnica (nr.12) dhe Enisa Qosja (nr.23), në shumën 10’000 lek për secilën.;

Në zbatim të nenit 14.17, “Realizimi i sulmit fizik ndaj kundërshtarëve (lojtar, trajner, etj.), spektatorëve apo pjesëtar të ekipit të tij, para, gjatë ose pas ndeshje, pa pasoja për shëndetin e viktimës”, dënim i lojtareve të Partizanit, Antoinette Alyssa Bannister (nr.33) dhe Lasonja Lavette Edwards (nr.22), si dhe lojtares së SK Tiranës, Ebi Dishnica (nr.12), në shumën 50’000 lek për secilën.

*Në mungesë të pamjeve filmike gjatë gjithë ngjarjes dhe duke ju referuar fakteve të paraqitura nga Vëzhguesi Teknik i ndeshjes, sipas procedurave të përcaktuara në rregulloren e aktiviteteve të basketbolllit, Komisioni i Disiplinës nuk mund të vlerësojë përfshirjen në vendim të dënimit me përjashtim të lojtareve të përfshira në ngjarje sipas përcaktimit shtesë në nenin 14.17.;

Tërhiqet vëmendje të gjithë Vëzhguesve Teknik të sigurojnë zhvillimin e ndeshjeve basketbollistike si përgjegjës për zbatimin e masave teknike dhe të sigurisë të përcaktuara në rregulloren e aktiviteteve të basketbollit. Kundrejtë këtij vendimi mund të apelohet brënda 5 ditëve nga marrja e vendimit.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Antoinette Alyssa BannisterEbiDishnicaEnisa QosjaFSHBLasonja Lavette Edwards
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Juventus ja del sërisht, Zonja e Vjetër rimerr 15 pikët dhe ngjitet në vendin e tretë
Next Article BE-ja në mëdyshje ta ndalojë apo jo Inteligjencën Artificiale

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sport

Transferimi i Messit në Arabinë Saudite thuhet se është ‘marrëveshje e përfunduar’

Argjentinasi Lionel Messi do të luajë në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm nën një marrëveshje "të madhe", tha një burim…

2 Min Read
Sport

Nënvlerësimi i Kupës së Botës për Femra, Dodd – FIFA është përgjegjëse

Ish-anëtarja e Këshillit të FIFA-s, Moya Dodd, ka kritikuar kërcënimin e Gianni Infantino për një ndërprerje të transmetimit të Kupës…

3 Min Read
Sport

Haalad “mahnit” Guardiolën

Bomberi norvegjez shënoi dy herë në suksesin 1-4 ndaj Southamptonit. Pep Guardiola e përjeton me emocion të madh efikasitetin e…

1 Min Read
Sport

Pozitiv me doping, Pogba dënohet me 4 vite pezullim nga futbolli

Karriera e Paul Pogba tashmë mund të konsiderohet e përfunduar.Francezi është dënuar me katër vite pezullim nga çdo aktivitet sportiv…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?