Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: BE-ja në mëdyshje ta ndalojë apo jo Inteligjencën Artificiale
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Teknologji

BE-ja në mëdyshje ta ndalojë apo jo Inteligjencën Artificiale

Tirana Press
Last updated: 21/04/2023 18:18
Tirana Press
Share
SHARE

Përdorimi i shpeshtë i ChatGPT shihet pjesërisht me sy kritik në BE. Autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave, që mban emrin “Garante”, bëri një hap të nxituar në fund të muajit mars kur ndaloi paraprakisht përdorimin e “ChatGPT”.

Ky softëare me të cilin me anë të inteligjencës artificiale mund të krijohen tekste dhe programe kompjuterike të ngjashme me ato që prodhon njeriu, ishte i dyshimtë për autoritetet italiane. Problemi që ka autoriteti italian “Garante” nuk ka të bëjë me përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA), pra përpjekjet për të transmetuar në kompjuter dijen dhe mendimet e njeriut në mënyrë që t’i jepet atij inteligjencë, por ka të bëjë kryesisht me mbrojtjen e të dhënave. “Garante” kërkon nga prodhuesit e këtij softëare, që është firma “OpenAI”, mbas të cilës ndodhet koncerni amerikan i internetit Microsoft, që të informojë klientët e saj, se çfarë ndodh me të dhënat e tyre kur përdorin ChatGPT.

Përveç kësaj, duhet marrë leja e klientëve, nëse të dhënat përdoren për të zhvilluar më tej këtë softëare, pra u duhet bërë atyre me dije. Po ashtu, duhet penguar aksesi për fëmijët nën moshën 13 vjeçare. Nëse këto kushte përmbushen deri në fund të muajit prill, thotë “Garante” në një deklaratë shtypi, atëherë “OpenAI” lejohet që të hapë sërish për Italinë softëaren ChatGPT. Një zëdhënës i “OpenAI” në San Francisco shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë. Ai tha po ashtu se shpreh kënaqësinë që autoritetet italiane e rishqyrtojnë edhe një herë vendimin e tyre.

Ndërkohë edhe Spanja dhe Franca kanë shprehur pasiguritë e tyre në lidhje me ChatGPT.

Ligji për IA do të nxirret mbase në vitin 2025

Një ligj që të rregullojë në BE trajtimin e Inteligjencës Artificiale dhe përdorimin e saj në softëare dhe produkte si për shembull makina që ecin vetë, teknikë mjekësore ose teknikë vëzhgimi, nuk ekziston ende. Komisioni i BE-së pati shpërndarë dy vjet më parë një projektligj, por për të janë duke u zhvilluar ende konsultime në Parlamentin Europian. Pastaj do të duhet që të merret edhe aprovimi i vendeve anëtare të BE-së.

Deri sa të hyjë në fuqi ligji për IA, do të ketë filluar viti 2025. Zhvillimet në inteligjencën artificiale si puna e ChatGPT nuk ishin ende prezente në treg dy vjet më parë dhe kur të hyjë ligji i ri në BE, do jenë zhvilluar edhe më shumë, thotë deputeti evropian, Axel Voss (kristiandemokrat). “Por zhvillimet janë prezente, dhe në fakt ecin aq shpejt sa që shumë tyre nuk do të jenë më të përshtatshme me kohën kur të hyjë ligji në fuqi,” thotë Axel Voss për Deutsche Ëellen. Ai merret prej vitesh me Inteligjencën Artificiale për fraksionin kristiandemokrat të Parlamentit Evropian dhe ka luajtur rol kryesor në përpilimin e “Ligjit për Inteligjencën Artificiale” të BE.

Klasat e rrezikut për IA

Nuk është e sigurt nëse përdorimi i gjeneratorit të tekstit CHATGPT do të përfshihet në ligjin e BE-së. Projektligji i ndan programet e IA në disa kategori duke filluar që nga “të papranueshme” deri tek “të padëmshme”. Vetëm kur rreziqet janë të nivelit të mesëm dhe të lartë, duhen bërë rregullime të caktuara për dokumentimin e algoritmeve, për transparencën dhe zbulimin e përdorimit të të dhënave. Aplikacione të caktuara që merren me sjelljen sociale të njerëzve, për të parashikuar dhe vlerësuar aktivitetet e tyre, ndarja dhe selektimi i njerëzve në klasa të caktuara (social scoring) dhe fusha të caktuara të njohjes së fytyrës duhen ndaluar. E diskutueshme është ende se deri ku duhet lejuar IA të mbledhë të dhëna për ndjenjat e njerëzve ose për simulimin e tyre. Se si do jenë tamam këto klasa rreziku, është duke u diskutuar ende në Parlamentin e BE-së.

“Për arsye konkurence dhe meqenëse jemi ende duke çaluar, BE-së i duhet një hov për tu marrë më intensivisht me IA. Por ajo që bën shumica në Parlamentin vuropian është bllokimi për shkak të frikërave dhe shqetësimeve,” thotë Axel Voss, ekspert për IA i kristiandemokratëve. Të ngarkuarit me mbrojtjen e të dhënave në vendet anëtare të BE-së, kërkojnë një autoritet të pavarur vëzhgimi për të bërë përshtatjet e duhura për mbrojtjen e të dhënave gjatë përdorimit të IA.

A është përdorimi i ChatGPT i mirë apo i keq?

Drejtorja e përgjithshme për AI e koncernit mëmë të ChatGPT, Microsoftit, Natasha Crampton, ka kërkuar në një intervistë që rregullimet “të përqendrohen tek përdorimet me rrezik të lartë”. Këtu bëjnë pjesë algoritmet në përgjithësi, por jo tekstet komplekse dhe softëaret e reja që janë në gjendje që të shkruajnë. Instituti “Future of Life Institute”, që merret me IA e hedh poshtë këtë gjë. Drejtori i saj politik, Mark Brakel, tha për Deutsche Ëellen se pikërisht përdorimet e përgjithshme të IA, që marrin si bazë GPT duhen rregulluar me ligj. Ato mund të hyjnë në punë në qindra mijëra përdorime.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ChatGPTIA
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ngjarja e rëndë në derbin kryeqytetas për femra në Basketboll, zbulohen vendimet e Komisionit të Disiplinës
Next Article Të vendoset emri i Berishës në fletën e votimit, “Bashkë Fitojmë” padit KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Teknologji

Do të shpërndahet te përdoruesit në mbarë botën, Instagram njofton veçorinë e re!

nstagram së fundmi ka shtuar mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë apo live vetëm për listën Close Friends. Bëhet e ditur…

2 Min Read
Teknologji

Samsung prezanton serinë e re të telefonave Galaxy S23

Samsung Electronics Co prezantoi sot Galaxy S23 Ultra , Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 , duke shënuar një epokë të…

2 Min Read
BiznesTeknologji

DOJ është gati të padisë Google për dominimin e tregut të reklamave dixhitale – Bloomberg News

Departamenti Amerikan i Drejtësisë është gati të padisë Google-në e Alphabet sa më shpejt sa këtë të martë në lidhje…

2 Min Read
BotaTeknologji

Dyshohet se përdori ChatGPT për të përhapur lajme të rreme, policia kineze arreston një burrë

Policia kineze ka arrestuar një burrë për të cilin pretendohet se përdori ChatGPT për të krijuar një artikull lajmesh të…

3 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?