Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: 10 shoferë kamionësh nga Egjipti do vijnë të punojnë në Shqipëri; Operatorët nga marsi do rrisin edhe tarifat
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Ekonomi

10 shoferë kamionësh nga Egjipti do vijnë të punojnë në Shqipëri; Operatorët nga marsi do rrisin edhe tarifat

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:58
Tirana Press
Share
SHARE

Një tjetër sektor, që pritet të zgjidhë mungesën e fuqisë punëtore me marrjen e punonjësve të huaj, është ai i transportit të mallrave të importit.

Së shpejti 10 shoferë kamionësh me eksperiencë të ngjashme nga Egjipti pritet të vijnë në Shqipëri.

Rudolf Xhillari administratori i kompanisë së transportit të mallrave “Balkan Trans Albania” tha për Monitor se aktualisht ka një mungesë së theksuar të drejtuesve të kamionëve. Për shkak të kësaj problematike që për 2023 ka nisur të thellohet, kompania “Balkan Trans Albania” ka aplikuar pranë një agjencie punësimesh për marrjen e 10 shoferëve të kamionëve nga Egjipti.

“Problematika e fuqisë punëtorë është thelluar këtë vit. 25 deri 30% e mjeteve qëndrojnë pa punë, pasi mungojnë drejtuesit e kamionëve. Ndërsa kërkesa për transport mallrash është e lartë, por nuk arrihet të plotësohet për shkak të kësaj problematike. Punonjësit mungojnë pasi kanë emigruar drejt Europës, kryesisht për në Gjermani. Pavarësisht se kemi rritur pagat, janë larguar. Aplikimet për marrjen e shoferëve nga Egjipti po shihet si zgjidhje, për të mos lëne më kamionët pa punë që transportojnë mallrat e porositura nga importi”.

Xhillari pohon se paga minimale e drejtuesve të kamionëve në Shqipëri varion nga 500 deri në 600 euro, ndërsa maksimalja nis nga 1,000-1,500 deri 2,000 euro. Rrogat për drejtuesit e kamionëve në Europë nisin nga 2,000 euro.

“Duke u plotësuar akomodimin dhe ushqimin parashikojmë që kostot e pagesave për shoferët egjiptianë te jenë në nivelin e vendasve. Presim që rendimenti në punë i tyre të jetë më i lartë se vendasit. Gjithashtu kërkojmë nga institucionet shtetërore lehtësimin e proceduarave të kontratave të punësimit nëpërmjet të parashikuar nëpërmjet Kodit të Punës”, shton Xhillari.

Por mungesa e fuqisë punëtore pritet të sjellë shtrenjtim të tarifave të transportit nga marsi 2023. Rritja e tarifave do të vijë 1 vit pas stabilizimit të tyre nga pandemia. Një tjetër operator nënvizon se arsyeja që çmimet do të ndryshojnë është mungesa e fuqisë punëtore, kryesisht shoferëve të kamionëve që largohen drejt Gjermanisë.

“Për ne transportuesit problemi kryesor aktualisht janë burimet njerëzore. Nuk kemi drejtues kamionësh, pasi janë larguar në emigracion, kryesisht Gjermani dhe vazhdojnë të largohen. Shumë mjete rrinë pa drejtues. Është një problem i përgjithshëm.

Por kjo situatë ka pasoja, pasi po ndikon te kostot e kompanive. Jemi të detyruar të rrisim pagat dhe dietat e punonjësve. Në kahun tjetër edhe çmimi i lartë i karburantit ka rritur kostot. Për muajt janar-shkurt do të shohim se si do të maturohen kostot e shtuara, dhe mendojmë që nga muaji mars të fillojmë me rritjen e çmimeve”, pohoi për Monitor një nga përfaqësuesit e kompanive të transportit të mallrave.

Pas shtrenjtimi deri 4-fish të tarifave të transportit të mallrave që nisën pas pandemisë, nga prilli i vitit të kaluar deri tani çmimet e tarifave të transportit janë normalizuar.

Rritja më e lartë ishte për tarifat e transportit nga Kina. Para periudhës së krizës, tarifa për importin e një kontejneri me mallra nga Kina ishte 2,000 deri 3,000 dollarë. Tarifa e transportit në 2021 arriti në 12,000-17,000 dollarë. Aktualisht tarifat për transportin e mallrave me kontenier nga Kina variojnë 2,400 USD/20’DV deri 3,400 USD/40’DV nga 17,000 USD që arritën në 2021.

Tarifat e transportit me kamion për vendet fqinje si Italia nga 900 deri 1,000 euro variojnë deri në 2,000.

Operatorë të transportit të mallrave më herët pohuan se largimi i popullsisë, por edhe rritja e çmimeve ndikoi te tkurrja e konsumit. për shkak të ndryshimit të konsumit kompanitë e transportit të mallrave u përballen në muajin dhjetor me rënie të kërkesës për importe. /Revista Monitor

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Çështja Gërdeci, Shkëlzen Berisha thirrjet për t’u marr në pyetje nga SPAK
Next Article Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 53- vjeçari kosovar me ekstradim drejt Gjermanisë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

EkonomiShqipëria

Masakra e Gërdecit, 16 vite pa drejtësi/ Zamira Durda: U krye vrasje për korrupsion! Do vendosim vetë drejtësi

Familjarët e viktimave të Gërdecit vendosën sot lule tek memoriali i ngritur pranë vendit ku më 15 mars 2008 ndodhi masakra e Gërdecit. Sot bëhen…

3 Min Read
Ekonomi

Paga minimale duhet 50 mijë lekë, biznesi pro vendimit të qeverisë

Rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë që nga 1 prilli është përcaktuar si një element i domosdoshëm për…

1 Min Read
Ekonomi

Braçe – Ekonomia dhe tregu i sigurimeve kënetë, konkurrenca është vrarë

Gjatë seancës së mbajtur të Komisionit të Ekonomisë, ka folur dhe deputeti i partisë Socialiste Erion Braçe. Deputeti u shpreh…

1 Min Read
EkonomiPolitikë

Tabaku: Të rinjtë po emigrojnë, po varfërohet tregu i punës

Pak pasi qeveria shqiptare u krenua për rritjen e vlerësimit të Standard’s and Poor’s, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku…

2 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?