Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Zyrtare! PE miraton liberalizimin e vizave për Kosovën, KE: Prishtina i përmbush kushtet
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Rajoni

Zyrtare! PE miraton liberalizimin e vizave për Kosovën, KE: Prishtina i përmbush kushtet

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:59
Tirana Press
Share
SHARE

Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, më 12 janar miratoi marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Bëhet fjalë për marrëveshjen që është arritur në dhjetorin e kaluar në mes të Parlamentit, Këshillit dhe Presidencës së Bashkimit Evropian, që atëbotë udhëhiqej nga Republika Çeke.

Miratimi i marrëveshjes në këtë komision të PE-së dëshmon se formalizimi i vendimit të bllokut evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën po shkon sipas planit dhe procedurave përkatëse, ku përfshihen institucione të ndryshme të BE-së.

PE-ja ka caktuar deputetin socialist nga Holanda, Thijs Reuten, raportues të saj për dosjen që ka të bëjë me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Reuten disa herë ka deklaruar se Parlamenti Evropian do të punojë me shpejtësinë maksimale për këtë proces, i cili, siç ka thënë ai, veçse ka zgjatur shumë.

Diplomatët e BE-së kanë thënë se tashmë ka mbetur vetëm përmbyllja e pjesës formale të vendimit, pasi Presidenca çeke me sukses e kishte përfunduar punën kryesore në dhjetorin e vitit të kaluar.

Përpjekjet e Presidencës çeke ishin kurorëzuar së pari me pajtimin e shteteve të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky vendim ishte kompromis, sipas të cilit, liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi së bashku me funksionalizimin e sistemit ETIAS, më së voni deri më 1 janar 2024.

Sistemi ETIAS kërkon që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në territorin e BE-së, t’i regjistrojnë të dhënat e tyre në këtë sistem para udhëtimit.

Pas të gjitha shtetet anëtare ranë dakord për këtë vendim, Këshilli nisi negociatat me Parlamentin Evropian për të formalizuar vendimin sipas procedurave të BE-së. Por, me insistimin e Presidencës çeke, mjaftoi vetëm një takim me përfaqësuesit e Këshillit dhe Parlamentit që të arrihej marrëveshje për çështjen e vizave.

Tani ka mbetur që në strukturat punuese të Këshillit të përkthehet teksti i marrëveshjes në të gjitha gjuhët dhe të miratohet sërish nga ambasadorët, në mënyrë që më pas të paraqitet për konfirmim edhe një herë para Parlamentit Evropian.

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk mund të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së.

Që nga viti 2018, Komisioni Evropian disa herë ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim, por vendimi nuk ishte marrë për shkak se disa shtete kishin shprehur rezerva./REL

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Spiunët rus që dëmtuan punonjësit në Uzinën e Gramshit/ Akt-espertiza: Ushtarët kanë pësuar lëndime në dorë, diegie lëkure dhe humbje aftësisë fizike 9 ditore
Next Article A fiton PS në Shkodër me marrjen e deputetit Agron Çela? Meta besimplotë: Berisha e ‘shqepi’ me 6 Mars, Rilindja do ketë 0 bashki

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

BotaRajoni

Escobar: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të ndikojë në stabilitetin rajonal

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar shprehet se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe…

1 Min Read
Rajoni

Zgjedhjet në Greqi – Mitsotakis debat me Tsipras para 21-majit

Kyriakos Mitsotakis kritikoi PASOK-un se ishte "më afër SYRIZA-s dhe Alexis Tsipras sesa me Demokracinë e Re dhe atë" duke…

4 Min Read
Rajoni

Pjesë e bandës së ‘skifterëve’, arrestohet me mbi 8 vite burg shqiptari në Itali

Organet e drejtësisë italiane në Vercelli kanë dënuar me 8 vite e 5 muaj burg si dhe 2700 euro gjobë…

2 Min Read
Rajoni

Po në Shqipëri kur do të ndodh? Qeveria e Kosovës shpërndan 50 euro shtesë për punonjësit e sektorit publik

Qeveria e Kosovë në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i ndaj nga 50 euro shtesë në…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?