fbpx
E enjte, 15 Maj, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Zhupa publikon përgjigjen e UNESCO-s për Butrintin

Tirana Press by Tirana Press
09/01/24 - 03:16 - Updated On 11/01/24 - 12:54
in Politikë
A A
Zhupa publikon përgjigjen e UNESCO-s për Butrintin
9
VIEWS

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, në një deklaratë të kësaj të martë pretendon se autoritetet shqiptare po mbajnë të fshehtë raportin e lëshuar nga UNESCO në lidhje me Parkun Kombëtar të Butrintit.

Ajo tregoi një përgjigje më e-mail të marrë nga UNESCO, ku bëhet me dije se raporti është përfunduar dhe i është dorëzuar organeve kompetente. Zhupa shtoi se ky raport po i mbahet i fshehtë Gjykatës Kushtetuese pasi “shkon për shtat qeverisë dhe koncesionarit AADF”.

Deklarata e Plotë:

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

“Prej një viti jemi në Gjykatën Kushtetuese për koncesionin e Butrintit. Gjatë këtij procesi kemi kërkuar që të merret edhe qëndrimi i UNESCO, duke qenë se Butrinti është pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO, dhe ky lloj koncesioni është i padëgjuar në botë, por edhe i palejuar nga Konventa e Parisit.

Në datë 22 Dhjetor kemi marr përgjigjen zyrtare me email nga Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Pasurive Botërore të UNESCO-s, z.Lazare Eloundou Assomo, që konfirmon që raporti i misionit të tetorit 2022 i është dërguar qeverisë shqiptare, konkretisht Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Raporti mbahet i fshehtë nga Gjykata Kushtetuese dhe i kërkohet UNESCO që mos ta publikojë këtë raport. Përfaqësuesi i qeverisë në gjykatë ka dhënë dëshmi të rreme dhe ka fabrikuar prova sikur ky raport nuk ekzistonte.

Po ju citojmë e-mailin: “Lidhur me kërkesën tuaj për statusin e raportit të misionit të përbashkë të Qendrës të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Misionit Këshillimor ICOMOS, që u zhvillua nga data 26 deri më 28 tetor 2022, Ju lutemi të jeni të informuar se ky Raport është finalizuar dhe transmetuar tek autoritetet kompetente në Shqipëri, përkatësisht Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore si organizata qeveritare e caktuar si përgjegjëse kryesore për zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore në Shqipëri. Shteti Palë i Shqipërisë nuk ka autorizuar publikimin e raportit në faqen e Trashëgimisë Botërore”.

Tags: butritizhupa

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
48
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
3
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
36-vjeçari në Elbasan hidhet nga pallati

36-vjeçari në Elbasan hidhet nga pallati

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.