Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Zbardhet vendimi i plotë i GJKKO/ Fredi Beleri dënohet me 2 vite burg, ja ku do e vuajë dënimin
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politikë

Zbardhet vendimi i plotë i GJKKO/ Fredi Beleri dënohet me 2 vite burg, ja ku do e vuajë dënimin

Tirana Press
Last updated: 06/03/2024 13:25
Tirana Press
Share
SHARE

Kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri, u dënua me dy vite burg nga GJKKO, pasi u shpall fajtor për blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku ai kandidonte për Bashkinë e Himarës.

Për bashkëpunëtorin e Belerit, Pandeli Kokaveshi, u vendos tri vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Sipas GJKKO, Beleri do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Reagimi i qeverisë Greke:

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së, e cila dënoi Fredi Belerin, Kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, me dy vite burg. Përmes një qëndrimi zyrtar, Qeveria greke shprehet se vendimi i sotëm krijon shqetësim për objektivitetin e procesit gjyqësor ndaj Belerit.

“Dënimi i sotëm nga një gjykatë shqiptare i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, shton shqetësimet e ngritura për objektivitetin e procesit.

Kjo për shkak të cënimit së prezumimit të pafajësisë për shkak të deklaratave dhe veprimeve të jashtme që mbronin dënimin dhe duke qenë se dënimi përfundimtar është dukshëm joproporcional në raport me masën e veprës së pretenduar. Masa e dënimit, që të mos dalë nga burgu, e pengon kryebashkiakun e zgjedhur që edhe sot të marrë detyrën dhe e mban kandidatin e mundur në krye të bashkisë, pavarësisht vendimit të shprehur të gjykatës muaj më parë që vendosi shkarkimin e tij të menjëhershëm.

Zbatimi selektiv i vendimeve gjyqësore dhe zbritja e vendimeve gjyqësore nuk janë në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Qeveria greke do të monitorojë nga

Vendimi i plotë

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 31.07.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenet 328 – 25 të Kodit Penal.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 14, datë 05.03.2024 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pandeli Kokaveshi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 – 25 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

2. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurin Pandeli Kokaveshi ne provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.

3. Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t u paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehurit Pandeli Kokaveshi me vendimin Nr. 19, dt. 01.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 – 25 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dhionisios Alfred Beleri, fillon nga dita e arrestimit të tij dt. 12.05.2023 dhe të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

6. Në zbatim të nenit 190/1 gërmat “a” dhe “ç” të K.Pr.Penale, në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të këtij procedimit penal, Gjykata disponon si më poshtë :

– Një CD-R Maxell mbi të cilën është shënuar me shkrim dore “Komisariati Himarë Dt. 10.05.2023”, një DVD-R mbi të cilën është shënuar shkrim dore “Komisariati Himarë Dt.11.05.2023”, DVD+RË” EMTEC, mbi të cilën është shënuar me shkrim dore “Proc. Nr. 489 dt 08.09.10.11 i 5 – 2023 Himarë. Vlore, të qëndrojnë në dosje.
– 8 (tetë) kartëmonedha të prerjes 5.000 lekë, të konfiskohen dhe kalojnë në favor të shtetit.

– Aparat celular i llojit “RedMi”, ngjyrë e zezë, i përdorur nga i pandehuri Pandeli Kokaveshi, të konfiskohet dhe kalojë në favor të shtetit.
– Aparat celular i llojit “Iphone” me ngjyrë të zezë, me mbrojtëse plastike me ngjyrë të zezë, i përdorur nga i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri, të konfiskohet dhe kalojë në favor të shtetit.

– Pajisje DVR e markës “Dahua”, numër serie SN 6J001308PA213DF64, sekuestruar shtetases Ermira Stoli, ti kthehet kësaj shtetaseje.

– Aparat celular i llojit “Iphone 11 Pro Max”, ngjyrë e zezë, me veshje të jashtme plastike të kuqe, në gjendje të fikur, me IMEI: 352843111503600, i përdorur nga dëshmitari Arsen Rama, ti kthehet ketij shtetasi.

– Një qese plastike, ngjyra e bardhë, me mbishkrime me ngjyrë të gjelbër, brenda së cilës gjenden: – një faturë tatimore e subjektit me NIPT L06718204R, e datës 11.05.2023, një faturë tatimore me shkrim në gjuhën Greke, me vlerë 27,00 EUR, dy tollona nafte 10 litra dhe dy tollona nafte 5 litra të karburant “Kastrati”, dy blloqe të vegjël shënimesh me fletë me ngjitëse me ngjyrë përkatësisht rozë dhe jeshile.

Një kartë e re celulari sim Vodafone, në paketim letre, me numër 0695378872, katër fletë letre me mbishkrime në gjuhën greke, të kapura së bashku, një kartë vizitë me shkrimin Laptop service, një portofol material lëkure brenda së cilit gjendet : një dokument me fotografi i plastifikuar, me shkrim në gjuhën Greke; një kartë debiti e bankës “Alpha Bank” me numër 5357 2900 0174 0104; një kartë debiti e bankës “NBG” me numër 5351 4200 2462 0605; një dokument me fotografi material plastik me mbishkrimin “Omonia” dhe me numër 14090090; dy karta plastike me mbishkrimin përkatësisht “Grand Casino” dhe “Regency Casino” si dhe tetë kartëvizita të tjera, sende këto të sekuestruara gjatë kontrollit të të pandehurit Pandeli Kokaveshi, t’i kthehen këtij të fundit.

7. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumen totale 166.920 (njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëqind e njëzet) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit përkatës, u ngarkohen të pandehurve, në mënyrë solidare.

8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Tiranë, më datë 05.03.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:BurgdenimFredi Beleriqeveria grekereagimi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article U qëllua me armë zjarri nga vëllai në Lushnjë, 70-vjeçari ndërron jetë në spital
Next Article 70-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga pallati në Korçë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Bashkëpunëtor në korrupsion/ Pas Berberit, arrestohen edhe dy biznesmenë

Me urdhër të SPAK është kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, e bashkë me të edhe dy biznesmenë, ish-ortaku i tij,…

1 Min Read
AktualitetPolitikëShqipëria

Gjyqtarja kërcënohet me jetë, kërkon mbrojtje të posaçme në KLGJ

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë Arnisa Këlliçi ka marrë një letër kërcënimi me jetë, gjë që…

2 Min Read
Politikë

Rama ia thotë hapur Abazoviç: Keni rroga më të larta, nuk shkon që t’ua paguajë Shqipëria urën!

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u shpreh se projekti i…

1 Min Read
Politikë

Marrëveshja e opozitës/ Meta: Unë firmosa, por nuk e pash se…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës së mbajtur sot me gazetarët, u pyet në lidhje me marrëveshjen…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?