Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Vuçiç konfirmon: Pasoja të rënda nëse nuk pranojmë normalizimin e mardhënieve me Kosovën
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Rajoni

Vuçiç konfirmon: Pasoja të rënda nëse nuk pranojmë normalizimin e mardhënieve me Kosovën

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:58
Tirana Press
Share
epa09763533 Serbian President Aleksandar Vucic addresses the media after a meeting with Greek Prime Minister Kyriakos Mitsotakis in Belgrade, Serbia, 16 February 2022. Prime Minister Mitsotakis is on an official state visit to Serbia. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC
SHARE

Presidenti Aleksandër Vuçiç një një takim me gazetarët, u shpreh se në mbledhjen me të dërguarin europian Miroslav Lajçak, të dërguarin amerikan Gabriel Escobar dhe të dërguarit e vendeve të tjera europiane, u shpre se i është thënë që të pranojë normalizimin e marrdhënieve me Kosovën. Mos pranimi do të çojë vendin në përballje me pasoja të rënda, si “ndërprerjen e proceseve integruese, ndërprerjen dhe tërheqjen e investimeve dhe me masat gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike që do ta dëmtojnë Serbinë”.

Duke i cilësuar bisedimet e së premtes si shumë të vështira ai tha se në rast të refuzimit, për pak ditë do të hiqej regjimi i udhëtimit pa viza dhe do të ndërpriteshin investimet.

Serbia tha ai duhet ta ketë të qartë se cila është fuqia e saj dhe ajo e vendeve që mbështesin propozimin. Presidenti serb kujtoi se edhe (Slobodan) “Millosheviçi kishte besuar se asnjë bombë e NATO-s nuk do të bjerë, sepse ata përreth i kishin thënë se kjo nuk do të ndodhte dhe iu deshën disa ditë për ta kuptuar se bombat po binin nëpër Serbi”, duke iu referuar fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe pasi Beogradi refuzoi një marrëveshje të mbështetur nga perëndimi në pranverën e vitit 1999.

Të hënën shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se pret përkushtim serioz dhe gatishmëri për angazhim konstruktiv nga Kosova dhe Serbia për ta çuar përpara propozimin evropian.

“Theksojmë se përparimi në këtë proces mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për të dyja palët. Unë vlerësoj se është mënyra e vetme për të ndalur këtë rreth vicioz të krizave në terren dhe për të zbutur rrezikun e përshkallëzimit të mëtutjeshëm”, tha zoti Borrell pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së me të cilët diskutoi gjatë ditës edhe për procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi pas vizitave të të dërguarve amerikanë dhe evropianë në Prishtinë e Beograd të premten.

Propozimi nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, por përfshinë përkushtimin e të dyja palëve për të mos penguar njëra tjetrën në proceset integruese dhe presidenti serb tha të hënën se kjo krijon hapësirë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Ai u shpreh i bindur se Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës e mbase edhe NATO-s dhe Serbia nuk ka mundësi të ndikojë.

Propozimi evropian parasheh zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të deritashme të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Diplomatët sërish vunë theksin te marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Autoritetet në Prishtinë thonë se çështja e Asociacionit mund të trajtohet në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe se nuk mund të bëhet një mekanizëm një etnik sepse nuk është në frymën e Kushtetutës së vendit.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Asociacioni është një detyrim ligjor ndërkombëtar për Kosovën dhe duhet të zbatohet.

Qeveria e Kosovës ritheksoi se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutime të mëtejme, por nuk komentoi kërkesën e vendosur për Asociacionin, themelimi i të cilit për Beogradin është kusht që serbët në veriun e Kosovës të kthehen në institucionet vendase që i braktisën në nëntor të vitit të kaluar mes tensionesh lidhur me përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ja cilat janë 5 arsye pse ju bien flokët dhe si të ndihmoni veten
Next Article Arrihet marrëveshja, Xhulio Skuka transferohet në Francë për shifrën rekord

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Rajoni

Korfuzi po “thahet” për ujë/ Pas Italisë, edhe Greqia kërkon të shtrijë tubacionin në Syrin e Kaltër! Mediat e Athinës: Tensionet mes dy vendeve s’do ndikojnë

“Ujë nga Shqipëria apo nga Sagiadha”. Ky ishte titulli i faqes së parë të gazetës lokale “Corfupress” para disa ditësh,…

3 Min Read
Rajoni

Kurti bën publike 6 kushtet për pranimin e Asociacionit me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka treguar gjashtë kushtet në mënyrë që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.…

3 Min Read
Rajoni

Serbia s’ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, Vuçiç në samit shtrëngon duart me Zelenskyn e Ramën

Në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë, ka mbërritur edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Vuçiç u takua…

0 Min Read
Rajoni

Aludime për antarësimin e Kosovës në KE, Ministira e Punëve të Jashtme ‘shuan’ zërat

Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë sot se nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Kosovës…

5 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?