Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Vranë me armë të atin dhe e groposën në kasolle, merret vendimin për Hygerta Metën dhe dy vëllezërit e saj
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Kronikë

Vranë me armë të atin dhe e groposën në kasolle, merret vendimin për Hygerta Metën dhe dy vëllezërit e saj

Tirana Press
Last updated: 02/04/2024 09:48
Tirana Press
Share
SHARE

Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin për Hygerta Metën, Hysen Metën dhe Amarildo Metën, të cilët dyshohet se vranë të atin e tyre dhe e groposën në kasollen pranë banesës së tyre, në Shënavlash të Durrësit. Tre fëmijët e viktimës, Pëllumb Meta kishin ankimuar vendimin e Gjykatës së Durrësit që i la në qeli.

Hygerta, Hysen dhe Amarildo kishin kërkuar ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi personal atë të “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, por Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Durrësit, duke lënë në burg tre të rinjtë. Pëllumb Meta u gjet i groposur në kasolle më 23 shkurt, 10 ditë pasi djali i tij i madh Hysen Meta e kishte raportuar në polici të zhukur. I riu kishte deklaruar para uniformave blu se i ati ishte zhdukur me datën 10 shkurt, ditë edhe kur u krye krimi makabër.

Viktima është qëlluar me armë zjarri, ndërsa si autor i dyshuar është Hysen Meta, por kjo gjë është mohuar nga i riu. Ndërsa krimin e ka marrë përsipër 19-vjeçarja, Hygerta Meta e cila ka deklaruar se ishte ajo që e vrau babain. Ndërkohë mbetet ende mister arsyeja e vrasjes së Pëllumb Metës.Fëmijët akuzohen se kanë bashkëpunuar në vrasjen dhe fshehjen e trupit të babait të tyre dhe më pas groposjen e tij.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Nga aktet e ndodhura në dosje rezulton se, më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi me iniciale H.M, banues në fshatin Shën Vlash, Durrës, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Durrës dhe ka bërë kallëzim se babai i tij shtetasi me iniciale P.M banues në Shën Vlash, Durrës, është larguar nga banesa me datë 10.02.2024 dhe nuk është kthyer më. Në vijim të veprimeve hetimore, u gjet trupi i pajetë i shtetasit P. M, të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë fëmijët e tij.


Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale H. M, H. M dhe A. M, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Fshehja ose asgjesimi i kufomës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 79/c, 278/4, 303 e 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 127/1 Regj.Them, datë 26.02.2024, ka vendosur:

Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 79/c, 278/4, dhe 303 e 25 i K.Penal.
Të caktojë ndaj shtetasit M masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetases M, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpunim te parashikuara nga nenet 79/c, 303 e 25 i K.Penal.
Të caktojë ndaj shtetases M masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetases M, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpunim te parashikuara nga nenet 79/c, 303 e 25 i K.Penal.
Të caktojë ndaj shtetases M masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra, nga personat nën hetim me iniciale H. M dhe A. M, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit caktimin e një mase sigurimi personal atë të “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 02.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Alma Kolgjoka, vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 127/1 Regj., datë 26.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijetgjykata e apelitgropoesn babainPellumb metavendimVrasje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Greva e Sindikatës Doganore, mbyllen të gjitha pikat kufitare me Greqinë, lejohen të kalojnë vetëm…
Next Article Prrenjas/ Tenton t’i japë fund vetes në kasollen e bagëtive, përfundon në spital

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

“Ishte bërë i padurueshëm”/ Zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në Durrës: Planin e realizova me motrën

Është zbardhur dëshmia e Hysen Metës, 25-vjeçari, i cili bashkë me të motrën Hygerta Meta, vranë babain e tyre Pëllumb…

2 Min Read
Kronikë

Vrasja e Pëllumb Metës/ Dyshohet si autore bashkëshortja, ekspertiza zbulon detajin…

Ngjarja e rëndë në Shën Vlash të Durrësit, ka tronditur mbarë opinionin publik, ku 49-vjeҫari Pëllumb Meta, u vra dhe…

1 Min Read
Kronikë

Çfarë po ndodh? Një tjetër ngjarje e rëndë në vend, gjendet i vdekur një person në Memaliaj, ja çfarë dyshohet (Emri)

Gjendet i pajetë një i moshuar në fshatin Zhapokike në Memaliaj. Dëshmitarë të rastit kanë gjetur të pajetë trupin e…

0 Min Read
Politikë

Në ‘arrest shtëpie’, SPAK rrëzon kërkesën e Berishës për të marrë pjesë në Kuvend

Ish-kryeministrit Sali Berisha i refuzohet kërkesa për të marrë pjesë në seancat plenare. Ky ka qenë vendimi që ka marrë…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?