Gjykata e Durrësit mori vendimin “arrest në burg” për tre fëmijët e Pëllumb Metës.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shkurt në Shënavlash, por u zbulua disa ditë më pas, pasi djali i madh i familjes Meta denoncoi humbjen e kontakteve me kryefamiljarin.
50-vjeçari u vra nga djali i tij që më pas u ndihmua nga vëllai, motra dhe nëna për të groposur trupin e në kasollen e banesës dhe më pas për të zhdukur gjurmët.
Hysen Meta, pasi është ballafaquar me provat ka pranuar vrasjen. Në armën e krimit janë gjetur shenjat e gishtërinjve.
25-vjeçari ka deklaruar se ka pasur një konflikt mes tyre dhe nga debatet e shumta ka marrë armën dhe ka qëlluar me katër plumba në drejtim të babait. Arma e zjarrit u gjet në një zonë kënetore dhe ishin provat shkencore që hodhën dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Hetimet vazhdojnë pasi ata kanë dhënë dëshmi kontradiktore në raport me atë që kanë deklaruar në Porokurori