fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Vlerat e jashtëzakonshme të qumështit të gomaricës

Tirana Press by Tirana Press
30/05/23 - 03:09
in Mirëqënie, Shëndet
A A
Vlerat e jashtëzakonshme të qumështit të gomaricës
14
VIEWS

Tingëllon çuditshëm dhe tepër qesharake por Qumështi i gomaricës mund të tingëllojë si një risi në tregun e llojeve të ndryshme të qumështit. E ndërsa në realitet, ky produkt ka ekzistuar prej mijëra vjetësh. Megjithatë, vitet e fundit qumështi i gomaricës është bërë mjaft i njohur, veçanërisht në disa zona të Evropës.

Qumështi i gomaricës ka shumë benefite, gjen hapësira të ndryshmë përdorimi jo vetëm për konsum dhe për efektet pozitive në organizëm por edhe për sektorin e farmaceutikës dhe kozmetikës. Gomaricat i përkasin familjes Equidae e cila gjithashtu përfshin kuajt dhe zebrat.

Raca të ndryshme të gomaricave të shtëpisë rriten e mbarështrohen në të gjithë botën dhe si shumë gjitarë të tjerë, edhe gomaricat janë rritur prej shekujsh për të marrë prej tyre qumështin. Qumështi i gomaricës ka një histori të gjatë përdorimi në fushën medicinale dhe të kozmetikës.

Lexo mëShumë

Nuk iu shkon mendja, ky është profesioni me më shumë rreziqe për shëndetin

Flasin mjekët: Ja pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri i zorrës së trashë

Gjithashtu thuhet se Hipokrati e përdori atë si trajtim për artritin, kollën dhe plagë të ndryshme, ndërsa Kleopatra besohet se e ka pëdorur për të ruajtur freskinë e lëkurës dhe butësinë e saj në banjat me qumësht gomarice. Ka veti antimikrobike dhe përdoret si trajtim në mjekësinë popullore për infeksione, përfshirë edhe kollën e mirë ndërsa është përdorur gjithashtu edhe në trajtimin e disa viruseve në zona të Afrikës dhe Indisë.

Por krahasuar me qumështin e kafshëve të tjera që prodhojnë këtë produkt si lopët, dhitë, delet, bualli apo devetë, qumështi i gomaricës ngjan më tepër me qumështin e gjirit tek njeriu dhe në fakt, për herë të parë është përdorur në shekullin e 19-të për të ushqyer një foshnjë jetime. Edhe fermat e gomerëve/gomaricave po bëhen gjithnjë e më tepër popullore.

Ndërsa nga ana ushqimore, qumështi i gomaricës është shumë i ngjashëm me qumështin e gjirit të gruas dhe atë të lopës. Ai siguron vitamina dhe minerale së bashku me proteina. Ka më pak yndyrna dhe kalori dhe ka më shumë vitaminë D sesa qumështet e tjera. Shumica e kalorive në qumështin e gomaricës vijnë nga karbohidratet, të cilat janë në formën e laktozës.

Gjithashtu ky qumësht është shumë më tepër se një produkt ushqimor pasi përdoret edhe si një përbërës kozmetik. Disa nga proteinat e qumështit të gomaricës funksionojnë gjithashtu si antioksidantë.

Edhe në Shqipëri, ky lloj qumështi është përdorur në shumë krahina të ndryshme prej dekadash, kryesisht në zonat rurale, ku shpesh nënat e përdornin tek fëmijët për të zëvendësuar qumështin e gjirit.

Artikuj të Ndërlidhur

Nuk iu shkon mendja, ky është profesioni me më shumë rreziqe për shëndetin
Shëndet

Nuk iu shkon mendja, ky është profesioni me më shumë rreziqe për shëndetin

06/04/24 - 08:31
13
Flasin mjekët: Ja pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri i zorrës së trashë
Shëndet

Flasin mjekët: Ja pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri i zorrës së trashë

30/03/24 - 02:02
4
Shëndeti i fëmijëve i kërcënuar, vaksinimi ka rënë
Sociale

Shëndeti i fëmijëve i kërcënuar, vaksinimi ka rënë

12/01/24 - 09:55
21
Njihuni me qytetin indian ku askush nuk ka uri
Jetë

Njihuni me qytetin indian ku askush nuk ka uri

13/06/23 - 08:23
10
Next Post
Vllaznia me Teknik të ri, Elvis Prori në drejtimin e skuadrës shkodrane

Vllaznia me Teknik të ri, Elvis Prori në drejtimin e skuadrës shkodrane

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.